Frutat dhe perimet me ngjyra të forta mund të ndihmojnë trupin të përballojë pasojat e mikroplastikës, sugjeron një studim i ri
Nga çajet e paketuar dhe buzëkuqet, deri tek detergjentet për enëlarëse dhe çamçakëzi – mikroplastika është gjithandej. Por lajmi i mirë është se ngjyrat e frutave mund të fshehin një sekret mbrojtës, ka shkruar “Food and Wine”.
Një studim i publikuar në Journal of Pharmaceutical Analysis ka treguar se frutat dhe perimet me përmbajtje të lartë të antocianinave – pigmenteve natyrore që u japin atyre ngjyrën e kaltër, vjollcë apo të kuqe, mund të ndihmojnë në zbutjen e dëmeve që mikroplastika shkakton në trup, sidomos në sistemin riprodhues.
Çka janë antocianinat?
“Antocianinat janë flavonoidë me veti të fuqishme antioksiduese dhe antiinflamatore”, ka shpjeguar doktori Angelo Falcone, themelues i “Dignity Integrative Health and Wellness”. Ato gjenden në ushqime si boronicat, manaferrat, lakra e kuqe dhe misri i purpurt. Janë më shumë se 700 lloje të ndryshme dhe përveçse ngjyrosin natyrshëm ushqimet, ato mbrojnë qelizat dhe ADN-në nga dëmtimet.
Si ndikojnë mikroplastikat në shëndet?
Mikroplastikat funksionojnë si pengesë e gjëndrave endokrine, pra ndërhyjnë në sistemin hormonal, duke ndikuar te fertiliteti, metabolizmi dhe zhvillimi. Ato mund të kalojnë barriera mbrojtëse si për shembull placenta apo gjaku i testikujve, duke akumuluar në organet riprodhuese. Pasoja? Dëmtim i qelizave riprodhuese dhe çrregullim hormonal.
Roli i antocianinave
Sipas Falcones, antocianinat luftojnë stresin oksidativ dhe inflamacionin që shkaktohet nga mikroplastikat. Për më tepër, ato ndërveprojnë me receptorët steroidë, komponent kyç për funksionimin hormonal të trupit, duke ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrave hormonalë.
Cilat janë burimet më të pasura me antocianina?

Frutat: boronica, manaferrat, rrush i kuq, shega, boronica e kuqe



Perimet: lakra e kuqe, patatja vjollcë, misri ngjyrë

Drithërat: orizi i zi
Rregulli i artë: Sa më e thellë ngjyra, aq më shumë antocianina përmban ushqimi.
Sa duhet të konsumuar?
Nuk ka një dozë të saktë të rekomanduar, por studimet sugjerojnë rreth 50 mg antocianina në ditë, që përkthehet në një filxhan me boronica ose gjysmë filxhani me manaferrat. Ajo që ka rëndësi është konsistenca – përfitimet janë akumulative dhe shfaqen me kalimin e javëve e muajve.
Përfitime shtesë
Përveç mbrojtjes nga mikroplastikat, antocianinat ndihmojnë në:
Shëndetin e zemrës
Funksionin e trurit dhe kujtesën
Uljen e rrezikut nga disa lloje të kancerit (si ai i lëkurës dhe zorrës së trashë)
Balancimin hormonal dhe ruajtjen e funksionit të vezoreve dhe testikujve