Lifestyle

Leximi si kurë për shëndetin mendor

Kanë qenë ditë bukur të rrëmujshme për Theresa Mayn, që së shpejti do të bëhet ishkryeministre e Britanisë. 

Por pasi që të largohet nga detyra, cilët libra do të mundë t’i lexonte ajo, për ta qetësuar shpirtin e trazuar? Ajo do të mundë ta lexonte novelën klasike të 1978-s, të autorit amerikan Hubert Selby Jr, “Requiem for a Dream” (Rekuiem për një ëndërr), sugjeron “biblioterapistja” Ella Berthoud. Rrëfimi për katër persona, në telashe me forma të ndryshme të varësisë nga droga, që më vonë është përshtatur për një film, ndonëse është “bukur i zymtë, mund t’i flejë kryeministres”, thotë Berthoud. 

“Porosia e këtij libri është të mundohesh t’u qëndrosh besnike parimeve tua dhe të mos heqësh dorë, kështu që shpresoj që ajo ta lexojë dhe të ndihet e ripërtërirë”. 

Ky rekomandim erdhi gjatë një diskutimi mbresëlënës rreth vlerës terapeutike të leximit të fiksionit, në kuadër të debatit të Festivalit Hay të sivjetmë. I moderuar nga gazetari i letërsisë në “BBC Culture”, Hephzibah Anderson, pjesë e panelit ishte Berthoud, autore dhe agjente e letërsisë, që po ashtu u jep njerëzve këshilla personale se çfarë mund të lexojnë për përmirësimin e shëndetit të tyre mendor, shkruan sot Koha Ditore.

Krahas saj, në panel ishin edhe novelistët e bestsellerëve, Jessie Burton dhe Alex Wheatle. Pra, si mund të ndihmojnë librat në gjetjen e baraspeshës në jetë? Paj mbi të gjitha, siç u pajtua paneli, ata paraqesin një formë më intensive të ikjes nga përditshmëria...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)