Lifestyle

Kopenhaga, qyteti i ri i modës

A do të jetë java e modës në Kopenhagën epoka e re e “Fashion week”. A do të përmendet kryeqyteti i Danimarkës bashkë me Milanon, Londrën dhe New York-un, nga ajo që kemi parë ditëve të fundit duket se po.

Nga 7 gushti deri më 11 është mbajtur java e modës në Kopenhagë, rrugët ishin të mbushura me stil, energji pozitive dhe shumë fytyra të rëndësishme të industrisë së modës.

Gjatë këtyre viteve është vërtetuar se trendin po e sjellin brendet në ndritje, vlen të përmendet se marka “Ganni” i dha një përshëndetje të fuqishme botës me koleksionin e fundit. Pranverën dhe verën 2024 do ta keni të mbushur me rroba nga kjo markë. Është pëlqyer nga shumë fashionista si Kourtney Kardashin, Emili Sindlev ( një influencere që ja vlen për tu ndjekur në instagram), Olivia Rodrigo të cilat kanë postuar fotografi që moti me rroba nga kjo markë, por dukjet se “Ganni” e dha tani vulën. Një koleksion që bashkon, teknologjinë, natyrën dhe AI. Pemët ishin inspirim për brendin pasi që ato janë shumë të rëndësishme edhe për Danimarkën. Shfaqjen e hapi supermodelja Paloma Elsesser.

Një tjetër markë që mori vëmendje të madhe ishte edhe “Saks Potts” e cila shume mirë e kombinoi shiun me diellin. Në këtë sfilat debutoi motra e Gigi dhe Bella Hadid, Alana Hadid. 40-vjeçarja dukej shume “cool” në sfilatë. Në një përshkrim në Instagram brendi e kishte përshkruar sfilatën në mënyrën më fantastike të mundshme: “Një verë dramatike”.

Image

Personalisht koleksioni i preferuar ishte ai nga marka “Rotate”, secila veshje ishte më e komplikuar, më ekstravagante, më e bukur se tjetra. Por, kjo e bënë unik brendin, miksimi që I bëjnë elegancës dhe modernes është fantastikë. Në koleksion bien në sy ngjyrat pastel si e kaltërta, verdha. Cdo herë kur eshikoj koleksionin gjej një element që më pëlqen më shume se tjetri, “Rotate” ka krijuar edhe njëherë një linjë veshjesh që mund ti shohim ku do në cfarë do eventi. E për ju që pëlqeni të guxoni në stilë atëher klikoni faqen e tyre për tu inspiruar.

Fanatikët e modës e komentuan shumë edhe koleksionin e Paolina Russo të titulluar “Monolithics”. Disenjatorja vuri në pah veshjet më sportive me shumë ngjyra të cilat kanë një stil të veçantë. Këto veshje janë shumë të përshtatshme për një mbrëmje në ndonjë ndejë të muzikës elektronike apo në koncert të Rosalias. Gjithashtu Russo bashkëpunoi me brendin e atleteve të njohura “Puma” të krijuan një koleksion special për sfilatë.

Një tjetër fakt që duhet përmendur është se të rinjtë dhe të rejat në Kopenhagë gjatë këtyre ditëve veshën shumë “stylish” dhe dominojnë në fotografitë që shfaqen për veshjet më të bukura në rrjetet sociale.