Lifestyle

Kërkesa për karburante fosile tejkalon nivelet e para pandemisë

Më shumë se një e katërta e kërkesës globale për energji po prodhohet nga karburantet fosile, teksa më pak se një e pesta me anë të burimeve të ripërtëritshme jobërthamore, ka bërë të ditur Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë

Kërkesa për thëngjill dhe gaz natyror i ka tejkaluar shifrat e para COVID-19, teksa as ajo për naftën nuk qëndron shumë më larg, në atë që ka zbehur shpresat se pandemia do ta nxisë transicionin më të shpejtë drejt energjisë së pastër nga karburantet fosile.

Mungesa globale e gazit natyror, çmimet e gazit dhe thëngjillit, tkurrja e energjisë në Kinë dhe çmimet e larta të naftës për tre vjet: të gjitha së bashku e kanë një emërues të përbashkët – kërkesa për energji është rikthyer dhe bota ende ka nevojë për karburante fosile në mënyrë që t’i plotësojë kërkesat, ka shkruar agjencia Reuters.

Rënia e kërkesës gjatë pandemisë ishte e lidhur tërësisht me vendimin e Qeverisë britanike për t’i rishikuar lëvizjet, dhe nuk ka asgjë të bëjë me transicionin e energjisë”, ka thënë për Reutersin, Cuneyt Kazokoglu, kryetar i organizatës për analizën e kërkesës së naftës FGE.

Më shumë se një e katërta e kërkesës globale për energjisë po prodhohet nga karburantet fosile, teksa më pak se një e pesta me burime të ripërtëritshme jobërthamore, ka bërë të ditur Agjencia Ndërkombëtare për Energji.

“Politikat e transicionit të energjisë janë përballur me kritika rreth rritjes së çmimeve të energjisë. Në disa vende ato kanë ndikuar, si në Evropë, ku çmimet e larta të karbonit që synojnë reduktimin e emetimeve kanë bërë që ndërmarrjet të hezitojnë të ndezin impiantet me qymyr për ta lehtësuar mungesën”, ka shkruar Reuters.

Në Kinë, politikat për uljen e emetimeve kanë kontribuar në vendimin e Qeverisë për ta kufizuar energjinë në industrinë e rëndë. Por pjesa dërrmuese e rritjes së çmimeve të energjisë ka ndodhur thjesht, sepse prodhuesit i lanë jashtë funksionit pjesët e theksueshme të kapaciteteve të tyre gjatë vitit të shkuar, kur pandemia gjeneroi rënie të paparë të kërkesës.

Energjia e ripërtëritshme: “Zgjidhje, jo shkaktar”

Prodhuesit e gazit, të qymyrit dhe në një masë më të vogël edhe ata të naftës janë zënë në befasi nga rimëkëmbja ekonomike, pas pakove stimuluese të qeverive ndajë industrive. Politikat kombëtare gjithashtu kanë luajtur rol në problemet e furnizimit me energji elektrike.

Në Kinë, çmimet e autorizuara nga shteti për energjinë nënkuptojnë që ndërmarrjet thjesht nuk mund të përballojnë djegien e qymyrit dhe shitjen e energjisë, sepse kostoja e qymyrit është shumë e lartë për të fituar, kujton agjencia. Shoqëritë kineze po prodhojnë nën kapacitet për ta shmangur humbjen e parave, e jo sepse nuk mund të prodhojnë më shumë.

Përveç kësaj, shumica e projekteve të gazit kërkojnë disa vjet kohë për t’u hartuar dhe ndërtuar, kështu që mungesa tani i reflekton vendimet e marra para pandemisë për sa u përket investimeve.

Zhbëhen arritjet e 2020-s

Image

Të dhënat e IEA-së tregojnë se kërkesa globale për qymyr, që është burimi i vetëm më i madh i emetimeve të dyoksid karbonit, i tejkaloi nivelet e para pandemisë në fund të vitit të kaluar. Furnizimet globale me qymyr janë në numër të ulët, ngase Kina, përgjegjëse për rreth gjysmën e prodhimit global, ka ashpërsuar rregullat e sigurisë në miniera pas një mori aksidentesh, duke e ulur furnizimin.

Kjo, sipas Reutersit, ka ndikuar që Kina të importojë më shumë qymyr nga Indonezia, duke lënë nga ana tjetër më pak hapësirë për importuesit e tjerë si India.

Kërkesa globale për qymyr ka shënuare rritje prej 4.5 për qind këtë vit, duke shkuar përtej niveleve të vitit 2019. Kërkesa globale për gazin natyror ka rënë për 1.9 për qind vitin e kaluar, në shkallë më të ulët sesa burimet e tjera të energjisë, pasi që shërbimet shoqërore rritën prodhimin e energjisë për t’i plotësuar nevojat e ngrohjes gjatë dimrit. Por IEA-ja projekton se kërkesa për gaz natyror do të rritet për 3.2 për qind më 2021 apo mbi 4 trilionë metra kub, duke fshirë humbjet e vitit 2020 dhe duke e shtyrë kërkesën mbi nivelet e vitit 2019.

Modelet e motit të ftohtë në hemisferën veriore, ka bërë të ditur agjencia konsulentë “Rystad Energy” me seli në Oslo, “shkaktuan rritje të kërkesës për qymyr, gaz natyror të lëngshëm, energji elektrike dhe madje edhe pak naftë”.

“Gazi natyror i lëngshëm përbën pak më shumë se 10 për qind të furnizimeve globale, por tregtohet më lehtë në nivel global, kështu që mund të caktohet më lehtë për t’i mbuluar ngërçet e furnizimit afatshkurtër”, ka njoftuar agjencia.

Mbt: Hendeku në furnizime

Kërkesa për naftë është vënë gjithashtu në shtegun e kthimit drejt niveleve të para pandemisë prej mbi 100 milionë fuçi në ditë gjatë vitit të ardhshëm, kanë bërë të ditur katër prej grupeve kryesore të përcjelljes.

Çmimet e larta në tregjet e naftës po shënohen, ngase OPEC-u dhe prodhuesit aleatë kanë ende miliona fuçi në ditë të prodhimit të naftës jashtë linje, pasi që kanë bënë ulje rekorde të furnizimit gjatë pandemisë për t’iu përgjigjur rënies së kërkesës për karburant transporti.

OPEC-u ofron parashikimin më të madh për rikthim të kërkesës, duke vendosur datën e rimëkëmbjes në tremujorin e dytë të vitit 2022. Në të ardhmen më të largët, me shumicën e parashikuesve që presin ngritje të kërkesës për karburante fosil brenda dy dekadave të ardhshme dhe IEA-në që rekomandon kundër projekteve të reja për të siguruar emetime zero, boshllëqe më të gjera në furnizim mund të nxisin më shumë tronditje të çmimeve.