Nuk është e domosdoshme që të shkoni në palestër për të ushtruar.
Ju mund të bëni aktivitet fizik edhe gjatë detyrave tuaja të përditshme.
Ka shumë mënyra për të arritur nivelet e rekomanduara të lëvizjes.
Trajnerja personale Mollie Mollington ka treguar për “The Sun” se shumë njerëz e mendojnë negativisht të ushtruarit.
“Çdo lëvizje llogaritet si ushtrim”, thotë Mollington. “Nuk ka nevojë që të djersiteni shumë, të mbesni pa frymë, që të merrni ato përfitime të lëvizjes”.
Lëvizjet derisa përgatisni ushqimin
Ndërsa mund të mendoni se nëse shpërndani aktivitetin mund të mos ketë efikasitet, një studim ka zbuluar se njerëzit që ushtrojnë vetëm 5 minuta dy herë në ditë kanë qëndrueshmëri më të mirë dhe po ashtu muskuj më të zhvilluar.
Ju mund të ushtroni edhe në momentin kur jeni duke e përgatitur ushqimin.
Si shembull mund të bëni ndonjë ushtrim derisa të vlojë uji apo mund të bëni edhe zgjatje derisa jeni duke larë dhëmbët.
Kjo do të ju ndihmon definitivisht.
Ecje me kafe
Nëse takoheni me një shok për të pirë një kafe apo vendosni të pini një kafe në pauzë të drekës, atëherë merrne me vete në vend se të uleni ta pini.
Kjo do të nënkuptojë se kaloni më pak kohë ulur gjatë ditës dhe ndërprisni periudhën e gjatë pa aktivitet.
Pastrimi
Pastrimi i shtëpisë po ashtu është një aktivitet i mirë fizik.
Një studim këtë vit ka zbuluar se njerëzit mund të djegin deri në 276 kalori duke pastruar kuzhinën, deri 173 kalori duke pastruar tualetin dhe deri 154 kalori duke pastruar dhomën e fjetjes.
Rregullimi i kopshtit
Rregullimi i kopshtit është një aktivitet që forcon muskujt, veçanërisht nëse përfshinë groposjen apo përdorimin e lopatës.
Një raport i “Clinical Medicine” ka zbuluar se këto dy lëvizje – si dhe kositja e barit – mund të djegin po aq kalori sa ushtrimet tradicionale.
Vallëzimi
Nëse vallëzoni gjatë ditës definitivisht llogaritet si aktivitete fizik, por nëse e bëni këtë pa konsumuar alkool.
Mund të ndiqni mësime të vallëzimit në YouTube.
“Soft hiking”
Nëse keni shikuar nëpër TikTok keni mundur të vëreni një aktivitet që quhet “soft hiking”.
Kjo përfshin ecjen duke mos e shtyrë veten në limite, ndërsa dilni jashtë dhe shijoni natyrën dhe lëvizjet.
“Është me rëndësi të bëni pushim, të hani dhe të shijoni ambientin rreth jush”, ka thënë kreatori i këtij termi.
Kërcimi
Kush ka thënë se trampolina është vetëm për fëmijë?
Një studim i vitit 2016 ka zbuluar se 19 minuta në trampolinë djeg sasinë e njëjtë të energjisë sikurse të vraponi 10 kilometra në orë.
Por, ndoshta nuk e keni vërejtur lodhjen për shkak të argëtimit që keni.
Përdorni shkallët
Shumë prej nesh preferojnë të përdorin ashensorin në vend se të ngjiten shkallëve.
Por, është mirë ta ndryshoni këtë shprehi, kur e zbuloni se ngjitja e pesë kateve në ditë mund të ulë rrezikun nga vdekja e parakohshme, siç thotë një studim i vitit 2021.