Nëse vuani nga dhembjet dhe presioni në veshë gjatë fluturimi, atëherë ja një mënyrë e thjeshtë për ta ndaluar këtë.
Një infermiere ka treguar një metodë të mençur për të parandaluar që veshët t’u dhembin gjatë ngritjes dhe uljes së aeroplanit dhe nuk ka fare kosto, shkruan “Daily Mail”.
Pasi që presioni i ajrit në kabinë ndryshon shpejt gjatë ngritjes dhe uljes së aeroplanit, kjo mund të nxisë atë që e njohim si “veshin e aeroplanit”.
Por, për të parandaluar atë ndjesi jokomode, nganjëherë edhe të dhimbshme, një infermiere ka publikuar në TikTok një metodë.
Charlotte Stanley, që njihet në Tik Tok si “the_ear_nurse”, ka treguar se si gotat e plastikës dhe letrat e tualetit mund të bëjnë zgjidhje më të mirë, sesa të hani çamçakëz.
Postimi i saj në TikTok ka marrë mbi 66 mijë pëlqime.
Stanley ka filmuar veten duke mbajtur gota plastike te veshët, ndërsa deri te gjysma gotat i ka mbushur me letra tualeti.
“Ja po ju tregoj një mënyrë për të evituar dhembjen e veshëve. Kërkoni nga stjuardesa dy gota plastike dhe disa letra tualeti. Të jeni të sigurtë, ato e dinë saktësisht se çfarë po doni të bëni", thotë Stanley në videon.
Ajo vendos gotat te veshët duke i mbuluar, ndërsa thotë se ato ndihmojnë të stabilizohet presioni në veshin e mesëm.
Stanleyn e kanë falënderuar shumë persona në TikTok duke i thënë se këshilla e saj ishte shumë e vlefshme.
@the_ear_nurse #Airplaneearache sucks! #Earache in general sucks… My last version of this hack went viral but it was really nice to put it into practise & show you all in real time. It just makes it make sense. I did get some funny looks filming this though! ? This is an #airhostest #flightattendant trick of the trade. Thanks to the lovely lady from #ryanair that new exactly what i was asking for when i asked for cups & hot paper towels. She even came back to ask me how i felt & if it worked ? Turns out we taught the lad she was working with somthing new ?? He had never witnessed this trick before. Maybe we ahve armed him with some earache fighting tools to help future sufferers ?? It also works for #earache in general. #earacheremedy #earachehack #flying #flightpain #ryanair #traveltiktok #travelhack #parenthack
♬ original sound - The Ear Nurse