Lifestyle

Hulumtimi gjenetik zbulon gjithçka që ndajmë me kafshët

Duke krahasuar gjenet e Baltos me ato të qenve të tjerë, studiuesit zbuluan se ai ishte gjenetikisht më i larmishëm sesa racat moderne dhe mund të ketë pasur variante gjenetike që e ndihmuan atë të mbijetonte në kushte të vështira. Një nga autorët, studiuesja Katherine Moon nga Universiteti i Kalifornisë, Santa Cruz, ka thënë se Balto “na jep këtë udhëzues përmes gjenomikës krahasuese”, duke treguar se si gjenetika mund t’i formësojë individët.

Duke krahasuar gjurmët gjenetike të një sërë kafshësh, shkencëtarët po fitojnë njohuri të reja për speciet tona dhe gjithçka që ndajmë me krijesat e tjera.

Një nga zbulimet më të habitshme është se disa pasazhe në udhëzimet për jetën kanë vazhduar gjatë gjithë kohës evolucionare, duke përfaqësuar një vijë të plotë që lidh të gjithë gjitarët – përfshirë ne.

Gjetjet vijnë nga Projekti Zoonomia, një përpjekje ndërkombëtare që ofron të dhëna për tiparet dhe sëmundjet njerëzore, aftësitë e kafshëve si letargji dhe madje edhe gjenetikën pas një qeni me sajë të quajtur Balto, i cili ndihmoi në shpëtimin e jetëve një shekull më parë.

Studiuesit kanë ndarë disa nga zbulimet e tyre në 11 punime të botuara në revistën Science.

David O'Connor, i cili studion gjenetikën e primatëve në Universitetin e Wisconsinit-Madison, ka treguar se studimet trajtojnë pyetje të thella.

“Është thjesht çudia e biologjisë, se si ne jemi kaq të ngjashëm dhe të ndryshëm me të gjitha gjërat rreth nesh”, ka thënë O'Connor, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim. “Është një lloj gjëje që më kujton pse është bukur të jesh biolog”.

Vëzhgimi i gjitarëve

Ekipi Zoonomia, i udhëhequr nga Elinor Karlsson dhe Kerstin Lindblad-Toh në Institutin Broad të MIT dhe Harvard, ka vëzhguar 240 lloje gjitarësh, nga lakuriqët e natës deri te bizonët. Ata renditën dhe krahasuan gjenomet e tyre - udhëzimet që organizmave u duhen për t’u zhvilluar dhe rritur.

Ata kanë zbuluar se disa rajone të këtyre gjenomeve kanë qëndruar të njëjta në të gjitha llojet e gjitarëve gjatë miliona viteve të evolucionit.

Një studim ka zbuluar se të paktën 10% e gjenomit njerëzor është kryesisht i pandryshuar midis specieve. Shumë nga këto rajone ndodhin jashtë 1% të gjeneve që krijojnë proteina që kontrollojnë aktivitetin e qelizave, qëllimi kryesor i ADN-së.

Studiuesit teorizuan se rajonet e ruajtura prej kohësh ndoshta i shërbejnë një qëllimi dhe ka të ngjarë që ata i quajnë “elemente rregullatorë” që përmbajnë udhëzime se ku, kur dhe sa proteina prodhohet. Shkencëtarët kanë identifikuar më shumë se 3 milionë prej tyre në gjenomin e njeriut, rreth gjysma e të cilave ishin të panjohura më parë.

Shkencëtarët gjithashtu u përqendruan në ndryshimin brenda mbretërisë së kafshëve. Kur ata rreshtuan sekuencat gjenetike për speciet dhe i krahasuan me paraardhësit e tyre, ka shpjeguar Karlsson, ata zbuluan se disa specie panë shumë ndryshime në periudha relativisht të shkurtra kohore. Kjo tregoi se si ata po përshtateshin me mjedisin e tyre.

“Një nga gjërat vërtet interesante për gjitarët është se në këtë moment në kohë, ata në thelb janë përshtatur për të mbijetuar në pothuajse çdo ekosistem të vetëm në Tokë”, ka theksuar Karlsson.

Të përbashkëtat dhe dallimet

Një grup shkencëtarësh kanë kërkuar gjene që njerëzit nuk i kanë, por gjitarët e tjerë.

Në vend që të fokusohemi në gjenet e reja që mund të krijojnë tipare unike njerëzore”, ka thënë Steven Reilly, studiues gjenetik në Universitetin Yale.

“Humbja e pjesëve të ADN-së në fakt mund të gjenerojë veçori të reja”, ka treguar Reilly.

Për shembull, ka thënë ai, një fshirje e vogël e ADN-së midis shimpanzeve dhe njerëzve shkaktoi një kaskadë ndryshimesh në shprehjen e gjeneve që mund të jenë një nga shkaqet e zhvillimit të zgjatur të trurit tek njerëzit.

Një studim tjetër u fokusua në aftësinë fizike të një kafshe të njohur: Balto.

Shkencëtarët renditën gjenomën e qenit në sajë, i cili udhëhoqi një ekip qensh që mbanin një serum difterie që shpëtonte jetë në Nome, Alaska, në vitin 1925. Historia e tij u shndërrua në një film të animuar të vitit 1995 dhe një statujë e qenit qëndron në Central Park të Nju-Jorkut.

Duke krahasuar gjenet e Baltos me ato të qenve të tjerë, studiuesit zbuluan se ai ishte gjenetikisht më i larmishëm sesa racat moderne dhe mund të ketë pasur variante gjenetike që e ndihmuan atë të mbijetonte në kushte të vështira. Një nga autorët, studiuesja Katherine Moon nga Universiteti i Kalifornisë, Santa Cruz, ka thënë se Balto “na jep këtë udhëzues përmes gjenomikës krahasuese”, duke treguar se si gjenetika mund t’i formësojë individët.

O'Connor ka theksuar se pret që Zoonomia të japë edhe më shumë njohuri në të ardhmen.

“Të kesh këto mjete dhe të kesh një lloj guximi për të bërë këto pyetje të mëdha” i ndihmon shkencëtarët dhe të tjerët “të mësojnë më shumë për jetën rreth nesh”, është shprehur ai.

Përktheu: Blerta Haxhiu