Vitet e fundit arti i thonjve ka përfshirë pjesën më të madhe të femrave, nga më të rejat deri tek ato të moshës 50-vjeçare. Janë të shumta vajzat të cilat, duke menduar për të ardhmen e tyre, vendosin të frekuentojnë një kurs për t’u bërë estetiste thonjsh, duke e parë kështu artin e thonjve si një profesion të mirë. Gjatë kohës teknikat në këtë drejtim kanë evoluar shumë. Por historia e këtij lloji arti ka filluar shumë kohë më parë dhe më saktë në shekullin XV, kur inkasit i ngjyrosnin thonjtë për t’u dalluar nga fiset e tjera. Që nga atëherë deri më tani kanë ndodhur një sërë zhvillimesh në botën e zbukurimit të thonjve.
Marka “Revlon” ishte e para që hodhi në treg manikyr të ngjyrave të ndryshme, për t’u ofruar klienteve një gamë të gjerë zgjedhjeje. Në ditët e sotme ky art është zhvilluar dhe zgjeruar aq shumë, sa shpeshherë një lyerje e zakonshme mund të transformohet në një luks të vërtetë me anë të larmisë së materialeve dhe teknikave të përdorura.
Qysh në vitet ’20, thonjtë në formën e bajames ishin shumë në modë, gjatë këtij viti ishte një tendencë shumë e pëlqyer. Ndërsa ngjyra e kuqe ishte një nga më të kërkuarat nga femrat që t’i lyejnë thonjtë.
Në vitet ’50 manikyri i kuq i bëri të dashurohen pas tij të gjitha femrat e sidomos divat e kinemasë dhe ikona absolute e këtij trendi qe pa dyshim Marylin Monroe. Që nga atëherë manikyri i kuq nuk ka dalë më asnjëherë nga moda.
Frençi, ashtu siç e njohim ne sot, shfaqjen e tij të parë e daton në vitet ’70, por shpeshherë pjesa e bardhë realizohej me një laps.
Në vitet ’70 dolën në modë thonjtë fals, të realizuar me materialet që ne i njohim edhe sot e kësaj dite. Por nuk duhet harruar fakti tjetër se, në vitet ’20, në Kinë dolën tipsat e parë, të cilët ishin prej porcelani: ndoshta pak delikatë.
Duket se smalti llak dhe i shndritshëm, si ai që përdorim sot, ka lindur nga ngjyrat që përdoren për të lyer makinat.
Ajo që shpiku rregullimin e thonjve në akrilik ishte një dentiste dhe jo një estetiste thonjsh. Sipas disa burimeve, Fred Slack, dentiste amerikane, pasi iu thye një thua, e rregulloi atë duke përdorur materiale që përdorte për klientët e saj. Ajo tentativë, e vitit 1954, qe fati i saj më i madh.
Në vitin 2000 filloi edhe teknika e stampimit, ose ndryshe përdorimi i vizatimeve të vogla, gurëve e xixave për të formuar dizajne të ndryshme.
Dizajnet komplekse dhe të përsosura që ndodh t’i shohim këto kohë, dolën në dritë pak vjet më parë, kur nisi të përdorej një teknikë inovative, ajo e ashtuquajtur “airbrush”. Dhe më të drejtë, arti i thonjve arriti shprehjen e tij më të lartë, me dizajne që janë me të vërtetë vepra arti.
Çdo vit në Romë zhvillohet olimpiada e thonjve, Nailympion, një nga garat më krijuese të botës.
E veçantë është se këta dy-tre vjetët e fundit art bëhet edhe në thonj. Gradualisht, stilet e tëra dhe tendencat u ngritën në këtë zanat, dhe klientët e salloneve filluan të eksperimentojnë më me guxim dhe në mënyrë aktive me materiale të ndryshme për dekorimin e thonjve.