Teksa frutat e perimet janë përgjithësisht të mira e kontribuojnë në shëndetin e mirë të organizmit të njeriut, ato janë të dobishme edhe për jetëgjatësinë.
Times of India ka shkruar se mollët, frutat e malit, portokajtë e avokadot janë vetëm disa nga frutat që kontribuojnë në uljen e rrezikut nga sëmundjet kronike dhe që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit në përgjithësi.
Një studim që është publikuar në gazetën “Frontiers of Nutrition” ka sugjeruar se konsumimi i 3 deri në 4 mollë në javë mund të ulë rrezikun e vdekjes se parakohshme për 39 për qind.
Përveç kësaj, një studim tjetër që është bërë në Japoni ka bërë të ditur se konsumimi i shpeshtë i frutave ka lidhje me ulje të rreziku nga sëmundjet kardiovaskulare si dhe disa llojeve të kancerit.
Studimi ka bërë të ditur se njerëzit konsumuan 3 porcione me fruta në ditë, patën rrezik dukshëm më të ulët nga vdekja e parakohshme krahasuar me ata që konsumonin më pak.

Mollët janë të pasura më fibra, të cilat ndihmojnë shëndetin dhe ulin rrezikun nga kolesteroli i lartë. Mollët janë gjithashtu të pasura me vitaminë A e C, të cilat ndihmojnë në uljen e rrezikut nga sulmi ne zemër si dhe diabeti i tipit 2.

Frutat e malit, si boronicat, dredhëzat, manaferrat e mjedrat janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë kundër plakjes. Frutat e malit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës C, e cila kontribuon në shëndet më të mirë dhe funksion të trurit. Konsumimi i rregullt i këtij lloji të frutave do të mund ta ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundje të tjera kronike.

Portokalli është gjithashtu mjaft i pasur me vitaminë C, e cila mbështet sistemin imunitar trupor dhe gjithashtu përmban flavonide që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe uljen e rrezikut nga tensioni i lartë i gjakut.

Shega është e pasur me sasi të bollshme të polifenoleve (komponime që ku r kombinohen me vlera të tjera ushqyese e mbrojnë organizmin nga sëmundjet e rrezikshme që mund të krijon nga infeksionet), që ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe inflamacionit. Lëngu i shegës ndihmon në uljen e rrezikut nga niveli i lartë i yndyrave të pashëndetshme në gjak, apo kolesteroli i dëmshëm.

Bananet janë të pasura me shumë fibra dhe kalium, të cilat ndihmojnë kontrollimin e tensionit të gjakut dhe mbështesin funksionin e zemrës. Këto fruta janë të mira për shëndetin e zorrëve pasi kontribuojnë në sistemin tretës si dhe ulin rrezikun nga gurët në veshkë.

Avokadot përmbajnë fibra, vitamina, antioksidantë dhe yndyra të shëndetshme. Ato ulin inflamacionin dhe nivelin e kolesterolit në trup. Avokadot ndihmojnë në uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut si dhe mund të rrisin jetëgjatësinë.

Rrushi përmban një përbërës që quhet resveratrol, i cili është i mirë kundër plakjes. Studimet kanë sugjeruar se konsumimi i rregullt i rrushit ka pasur lidhje me zvogëlim të rrezikut nga sëmundjet e zemrës, ato neurologjike, si dhe disa lloje të kancerit.
Në një studim që është bërë në vitin 2017, është cekur se rritja e konsumimit të frutave në përditshmëri, ka ulur rrezikun nga vdekja e parakohshme duke ulur rrezikun nga sëmundjet si kanceri dhe sulmi në zemër. Studimi pati bërë të ditur se pesë porcione me fruta në ditë ulin rrezikun nga vdekja sepse parandalon zhvillimin e sëmundjeve të rrezikshme.