Lifestyle

Frikë se gripi i shpendëve mund të pësojë mutacion, e të bëhet i rrezikshëm për njerëzit

Gripi i shpendëve mund të pësojë mutacion dhe të bëhet edhe më i dëmshëm për njerëzit se që është aktualisht, frikësohen ekspertët, raporton “The Sun”.

Ky paralajmërim vjen vetëm pak ditë pasi që Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se shtetet duhet të përgatiten për rastet e kalimit të këtij virusi nga kafshët te njerëzit.

Është shtuar frika në javët e fundit për shkak të një përhapje të paparë, ku janë infektuar edhe një gamë e gjerë e gjitarëve – përfshirë edhe lundërzat dhe dhelprat.

Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) ka paralajmëruar se gjitarët mund të veprojnë si një “enë përzierje” për viruse të ndryshme, që më pas mund të çojnë te një variant i ri e që do të ishte më i dëmshëm për njerëzit.

“Situata aktuale nxjerr në pah rrezikun që gripi i shpendëve H5N1 të përshtatet më mirë te gjitarët dhe të përhapet te njerëzit e kafshët tjera”, ka thënë autoriteti global i shëndetësisë.

Lloji H5N1 deri tash ka një shkallë të vdekshmërisë mbi 50 për qind në mesin e njerëzve.

Vetëm 870 persona janë regjistruar të infektuar me gripin e shpendëve në 20 vjetët e fundit – ndërsa 457 prej tyre kanë vdekur.

Profesoresha Diana Bell, eksperte e sëmundjeve zoonotike në Universitetin e East Anglia, ka thënë për “The Sun”: “Rastet e pakta të fundit në Britani të Madhe, SHBA dhe Spanjë, tregojnë se lloji qarkullues tash është më pak virulent te njerëzit, megjithatë ne e pamë me COVID-in se sa shpejt mund të shfaqen variante të reja. Ne e dimë gjithashtu se lloji aktual H5N1 vret një gamë të gjerë të llojit të gjitarëve tjerë dhe po ashtu të shpendëve”.

Një ekspert tjeër i ka thënë “The Sun” se ekziston një frikë se ky virus mund të kombinohet me viruse tjera e të bëhet më i rrezikshëm.

“Pavarësisht asaj që duket të jetë një rezistencë e lindur e njerëzve ndaj llojit aktual të virusit, ekspozimi i përhapur rrit mundësinë e rikombinimit të virusit të shpendëve me një virus të influencë njerëzore për t’u shndërrruar në një që mund të bartet te njerëzit. Megjithatë kjo nuk ka ndodhur ende, pavarësisht shkallës së paprecendetë të ekspozimit”, ka thënë profesori James Wood, i mjekësisë veterinare në Universitetin e Cambridget.

OBSH-ja aktualisht është duke mbajtur diskutime me prodhuesit për t’u siguruar se vaksinet dhe antiviralët do të jenë në dispozicion.

Cilat janë simptomat e gripit të shpendëve te njerëzit

Simptomat kryesore të gripit të shpendëve te njerëzit mund të paraqiten shumë shpejt.

Simptomat kryesore janë:

Temperatura shumë e lartë apo edhe ethe

Dhembje muskujsh

Kokëdhembje

Kollë apo vështirësi në frymëmarrje

Ndërsa në mesin e simptomave të përhershme përfshihen edhe:

Diarrea

Dhembje barku

Dhembje gjoksi

Gjakosje nga hunda dhe dhëmbët

Konjuktiviti

https://koha.net/bote/365052/alarmon-obsh-ja-duhet-te-pergatitemi-per-pandemine-e-gripit-te-shpendeve/?fbclid=IwAR0lOs_4mORagpc8vMF4W648EYrvtGB_S0V46nktr6OQp4qXcXOpr-yvoC8