Lifestyle

Ekspozimi i foshnjave nga 4-muaj ndaj kikirikëve ul rrezikun për alergji

kikirik

Nëse i ushqeni fëmijët nën 5 vjeç me kikirikë ul rrezikun për alergji me 71%, sipas një studimi.

Rreth një në 50 fëmijë britanikë janë alergjikë ndaj kikirikëve dhe shkalla po rritet.

Reaksionet mund të jenë vdekjeprurëse dhe mund të nxiten nga një sasi shumë e vogël e kikirikut.

Ekspertët në Kolegjin e Londrës kanë gjetur se ekspozimi i foshnjave dhe të vegjëlve ndaj kikirikëve vazhdimisht nga mosha e hershme ndihmon në mbrojtjen e tyre.

“Kjo është një formë shumë efektive e intervenimit që mund të fillojë aq herët sa mosha 4-muajshe”, ka thënë George Du Toit, autor i studimit, shkroi The Sun. 

Du Toit ka llogaritur se ngrënia e kikirikëve gjatë foshnjërisë çon në shans 71% më të ulët në të qenit alergjik në adoleshencë.

Studiuesit mendojnë se ekspozimi i sistemit imunitar ndaj sasive të vogla të një përbërësi që shkakton alergji, mund t’i mësojë trupit të mos ketë reaksion.