Gjendja me vezoret policistike është një çrregullim kompleks që ndodh në organizmin e grave dhe si pasojë mund të mos kenë menstruacione të rregullta, gjë që ndikon në formimin e qeskave të vogla që njihen si ciste, të cilat zakonisht janë të mbushura me ujë. Këto ciste mund të formohen në njërën vezore apo në të dyja. Kjo mund të ndodhë kur organizmi prodhon më shumë hormone mashkullore se sa që duhet. Kjo gjendje afekton rreth 7% të grave në botë dhe mund të jetë problem, pasi këto ciste mund të shkaktojnë dhimbje, ndonjëherë të padurueshme, shkruan PharmEasy.
Shkaktari i cisteve të shumta në vezore ende nuk dihet saktësisht, por deri më tani dihet se kjo gjendje mund të shkaktohet nga çrregullimet hormonale, pesha e tepërt, gjenet e trashëguara nga familjarët e rezistenca ndaj insulinës.
Ndërkohë që dikush mund të gjendet në rrethana të ndryshme e të mos ketë mundësi të shkojë te mjeku përkatës, gjinekologët rekomandojnë disa mënyra për të trajtuar dhimbjen e vezoreve policistike në shtëpi.
Farat e lirit përmbajnë një komponim i cili ndihmon në uljen e nivelit të androgjenit në trup dhe kështu reduktojnë dhimbjet. Përveç që ndihmojnë kundër dhimbjes, farat e lirit ndihmojnë edhe për parandalimin e formimit të këtyre cisteve. Këshillohet që brenda ditës të konsumohet një lugë gjelle me fara të bluara të lirit me një gotë jogurt.
Kanella është erz që ndihmon në reduktimin e dhimbjes dhe inflamacionit pasi që rregullon funksionimin e receptorëve të insulinës në organizëm, gjë që ndihmon gratë me ciste në vezore. Kanella ndihmon edhe rregullimin e ciklit menstrual. Këshillohet të konsumohet çdo ditë duke e shtuar në një gotë ujë apo çaj.
Acidi yndyror omega3 apo vaji i peshkut mund të rregullojë ciklin menstrual duke parandaluar kështu formimin e cisteve nga vonesa e ciklit. Përdorimi i omega 3 ndihmon edhe kundër peshës së tepërt pasi zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak. Normalisht duhet shoqëruar edhe me konsumim të ushqimit të shëndetshëm.
Çaji i kamomilit ndihmon kundër dhimbjes që shkaktohet nga cistet në vezore si dhe zvogëlimin e tyre.
Erza e njohur me emrin nirgundi ka efekte të mira kur bëhet fjalë për rezistencën ndaj insulinës, kjo erz ul nivelin e androgjenit dhe ka efekt të njëjtë edhe në estrogjen dhe si e tillë ndihmon në parandalimin e cisteve në vezore.