Lifestyle

Dikush mund të dallohet në zë se është në depresion

Personat me zë të zymtë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni, kanë zbuluar ekspertët.

Studiuesit gjermanë zbuluan se njerëzit me një gamë më të gjerë vokale kishin më shumë gjasa të ishin ekstrovertë dhe më të lumtur me jetën.

Kurse ata me zë më monoton dhe të ulët ka gjasa se po përjetojnë depresion.

Statistikat nga Zyra Kombëtare e Statistikave në Britanik ka gjetur se shkalla e depresionit te mbi 16-vjeçarët është më e lartë se para pandemisë dhe izolimit, raportoi TheSun.

Në raste më të rënda, depresioni mund të çojë në vetëvrasje.

Në studim, ekipi analizoi zërat e mbi 2000 personave mes moshave 19-80 vjeç për të parë çfarë tregonin zërat e tyre për mirëqenien fizike dhe mendore.

Studiuesit gjetën se zëri mund të jetë tregues i fuqishëm i shëndetit mendor.

Megjithatë, ata po ashtu zbuluan se zëri i dikujt tregon pak për shëndetin mendor.