Lifestyle

Dhjetë mënyrat më të mira për ta luftuar plakjen

Një hulumtim në Universitetin e Columbias në New York, i financuar nga Instituti Kombëtar i SHBA-së për Plakjen, ka zbuluar se kufizimi i kalorive për 25 për qind mund ta “ngadalësojë plakjen dhe të shtojë vite në jetën tuaj”.

Doktori Jeff Foster thotë: “Një prej gjërave që pyetem më së tepërmi është, ‘Cilat janë gjërat më të mira për të bërë që të qëndrosh i ri?’ Plakja është një proces natyror të cilin nuk mund ta parandalojmë. Por, një lajm i mirë është se mund të përmirësojmë gjasat që të mos plakemi para kohës, duke bërë disa ndryshime në jetën tonë, dhe tash është momenti i duhur për të bërë”.

Jeff Foster jep dhjetë këshillat e tij kryesore për "The Sun" për t'i minimizuar shenjat e plakjes.

Heqja dorë nga duhani

Pirja e duhanit është një nga gjërat më të dëmshme për trupin tonë, e cila ndikon në çdo gjë, duke filluar nga shtimi i gjasave për t’u sëmurë me kancer e deri te sëmundjet kronike obstruktive pulmonare. Mirëpo, edhe ndikon në plakje të parakohshme.

Purotë dhe cigaret reduktojnë vitaminën C në trup, duke çuar në dëmtimin e kolagjenit e po ashtu formimin e rrudhave.

Pirja e duhanit gjithashtu dehidron lëkurën, duke u dhënë duhanpirësve një ngjyrë të thatë.

Reduktimi i yndyrave

Reduktoni marrjen e yndyrave të ngopura (gjalpi, ëmbëlsira dhe mish me yndyrë) dhe rrisnin yndyrat e Omega-3 (peshq me vaj, arra dhe fara) që ndihmojnë në ngadalësimin e një procesi kyç biologjik që rezulton në dëmtimin e indeve dhe shenja të dukshme të plakjes.

Nga mosha 12-vjeçare duhet të hamë 140 gramë peshk të freskët apo një kënaçe të vogël peshku me vaj dy herë në javë.

Ushtrimet

Mbajtja në formën e duhur fizike është ilaçi më i mirë. Përmirëson funksionin e zemrës, ul presionin e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e qelizave, metabolizimin, prodhimin e hormoneve dhe çlirimin e endorfinës.

Ushtrimet i mbajnë zorrët e shëndetshme dhe reduktojnë edhe rrezikun nga kanceri.

Përfitimet janë të ndryshme gjatë gjithë jetës – p.sh. ndihmon në parandalimin e artritit. Çdo grupmoshë mund të përfitojë nga të qenit më aktiv fizikisht.

Mbani të lumtur trurin

Mësoni ta trajtoni trurin tuaj si një muskul, i cili pikërisht është ai që është.

Jini të shoqërueshëm dhe shmangni stresin.

Praktikoni teknikat e vëmendjes dhe hiqni pajisjet elektronike, telefonat e tabletët sa herë që të jetë e mundur, për t’i dhënë vetes pak kohë për të pushuar kokën e trurin.

Gjumi

Ata që mendojnë se mund të ekzistojnë me vetëm pak orë gjumë në natë, rrezikojnë një makth shëndetësor në një periudhë afatgjate.

Synoni të paktën shtatë orë gjumë.

Lërini pajisjet jashtë dhomës së gjumit dhe investoni në shtrat e dyshek të mirë.

Bëni kontrolle shëndetësore

Hormonet, lëndët ushqyeses dhe rënia e funksionit të organeve bien me moshë, por këto mund të testohen dhe po ashtu të plotësohen nëse është e nevojshme.

Flisni me mjekun tuaj, ose shkoni në farmacitë tuaja për këshilla.

Limitimi i alkoolit

Rekomandimet qeveritare janë që të konsumohet maksimum 14 njësi në javë për burra apo gra.

Dhe ndoshta do të reduktohen edhe mëtutje.

Ndërsa disa studime sugjerojnë se ka përfitime nga pirja e alkoolit, disa tjera theksojnë atë si një faktor të rrezikut për disa lloje të kancerit, përfshirë atë të kokës dhe qafës, ezofagut, gjirit e stomakut.

Përkujdesuni që të keni disa ditë pa alkool gjatë javës.

Rritja e konsumimit të proteinave

Kjo është e nevojshme për të nxitur çdo qelizë në trup. Duhet të synoni të hani sasi të vogla të proteinave me cilësi të lartë në çdo vakt të ushqimit.

Ndërsa plakemi, nuk mund të përpunojmë me aq efikasitet, kështu që na duhet më shumë për të ruajtur shëndetin e kockave, masën muskulore dhe thjeshtë për të mbështetur funksionin tonë të përditshëm,

Studimet tregojmë se të moshuarit që konsumojnë nivele të larta të proteina ka më pak gjasa të humbin “funksionin” – si aftësinë për tu veshur vetë, për t’u ngritur nga shtrati, për t’u ngjitur nëpër shkallë apo për të qëndruar i pavarur.

Reduktoni kaloritë

Kjo mund të ketë efekt të jashtëzakonshëm, duke ulur rrezikun për të zhvilluar sëmundje me kalimin e moshës – si diabetin, arterie të bllokuara, sulme në zemër apo sulme në tru – dhe gjithashtu mund të zgjasë jetën e juaj.

Dieta më e mirë për ata që reduktojnë marrjen e kalorive, është një dietë shumë ushqyese e pasur me vaj ulliri, perime, drithëra integrale, peshk dhe fruta.

Balanconi hormonet

Kjo mund të ndikojë në thuajse gjitha aspektet e shëndetit dhe mirëqenies sonë. Një çekuilibër mund të çojë përfundimisht në probleme kronike shëndetësore.

Për gratë humbja e ekstrogjenit dhe progesteronit. Terapia e zëvendësimit të hormoneve mund të mos jetë për çdo grua, por shumica dërrmuese do të përfitojnë nga përdorimi i saj.

Një e katërta e meshkujve do të shohin rënie të niveleve të testostereonit, e cila gjithashtu mund të ketë një ndikim shkatërrues në cilësinë e jetës së tyre dhe efektet e plakjes.