Lifestyle

Dhimbjet e kokës në shtatzëni, pse shfaqen dhe a mund të jenë të rrezikshme?

Dhimbjet e kokës janë një shqetësim i zakonshëm gjatë shtatzënisë. Nga ndryshimet hormonale, ndërprerja e papritur e pirjes së kafesë deri te gjumi i dobët, ka shumë arsye pse një numër i madh i grave shtatzëna mund të përjetojnë dhimbje koke.

Edhe pse mund të jetë shumë e pakëndshme, zakonisht nuk është e rrezikshme për gruan shtatzënë apo foshnjën, shpjegojnë mjekët. Siç raportohet nga Very Well Family, ka disa faktorë që shkaktojnë dhimbje koke te nënat në pritje për të lindur.

Arsyeja nuk dihet gjithmonë, por shumë faktorë mund të çojnë në dhimbje koke gjatë shtatzënisë.

Disa nga shkaqet janë:

- ndryshimet hormonale

- uria e shtuar

- sheqer të ulët në gjak

- dehidratim

- tërheqja nga kafeina

- mungesa e gjumit

- tendosje e syve për shkak të ndryshimeve në shikim ose kalimit të tepërt të kohës para kompjuterit ose telefonit

- stresi emocional ose fizik

- tendosje muskulore për shkak të ndryshimeve në posturën kur fëmija rritet dhe gruaja shtatzënë shton peshë

- presionin e ngritur të gjakut

Edhe pse dhimbja e kokës gjatë shtatzënisë në shumicën e rasteve është normale dhe ndalet pas një vakti ose pushimi, një dhimbje koke e fortë që nuk ndalet as pas disa orësh, përkeqësohet ose kthehet vazhdimisht mund të jetë shenjë e një komplikacioni të caktuar në shtatzëni, paralajmërojnë mjekët.