Duhani dëmton edhe shëndetin e atyre që rrinë afër personave që konsumojnë duhan dhe mund tw ju shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore.
India.com ka shkruar për ndikimin dhe pasojat që mund të kenë personat që nuk konsumojnë duhan, por rrinë më ata që e bëjnë.
Rrezik nga kanceri
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka identifikuar më shumë se 7 mijë kemikale në duhan, 69 prej të cilave dihet se janë koncerogjene dhe 250 janë substanca që dëmtojnë shëndetin.
Kanceri te fëmijët
Fëmijët që ekspozohen ndaj duhanpirësve mund të përballen me rrezik ndaj kancereve të ndryshme përfshirë, limfomën, leukeminë dhe tumorin në tru. Ekspozimi ndaj duhanit gjatë kohës së shtatzënisë gjithashtu mund të shkaktojë këto sëmundje.
Probleme me traktin respirator
Personat që rrinë në ambiente ku konsumohet duhani mund të kenë potencial të zhvillojnë sëmundje kronike të mushkërive dhe astmë. Fëmijët janë më të rrezikuarit dhe mund të pësojnë kollitje të shpeshtë, teshtitje, pengesa në frymëmarrje si dhe sulme të astmës.
Sëmundjet kardiovaskulare
Ekspozimi ndaj duhanit mund të çojë në sëmundje te ndryshme kardiovaskulare, pasi mund të shkaktojë tension të lartë të gjakut, arterosklerozë e sulm në zemër. Ekspozimi i rregullt ndaj duhanpirësve rrit mundësinë për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës për 30 për qind.
Shtatzënat që rrinë në ambiente ku pihet duhani rrezikojnë që të lindin beben me nënpeshë, gjë që mund të shkaktojë komplikime afatgjate shëndetësore.
Infeksionet dhe sëmundjet kronike te fëmijët
Fëmijët dhe bebet që ekspozohen në ambiente ku pihet duhani kanë më shumë mundësi të zhvillojnë infeksione të veshit, infeksione të traktit respirator, bronkit, pneumoni e sëmundje të tjera kronike.
Bebet që ekspozohen ndaj duhanpirësve janë të rrezikuar më shumë nga SIDS (sudden infant death syndrome), sindromi i vdekjes së papritur të bebeve.