Lifestyle

Cilat janë më të mira për shëndetin e zemrës, vezët apo arroret?

Arroret, duke përfshirë bajamet, arrat, fëstëkët dhe të tjera, janë të pasura me yndyra të shëndetshme, fibra, proteina, vitamina dhe minerale.

Ato sigurojnë një gamë të ndryshme lëndësh ushqyese si acidet yndyrore omega-3, vitamina E, magnezi dhe antioksidantët, duke kontribuar në shëndetin e përgjithshëm.

Në krahasim, vezët ofrojnë proteina, vitamina (A, D, B12) dhe minerale të tjera.

Megjithatë, studime të shumta kanë vërtetuar se arrat kanë më shumë lëndë ushqyese thelbësore për funksione të ndryshme trupore.

Në një studim të titulluar “Zëvendësimi i ushqimeve me bazë shtazore me ushqime me bazë bimore mbi shëndetin kardiovaskular dhe të gjitha shkaqet mbi vdekshmërinë: një rishikim sistematik dhe meta-analizë e studimeve perspektive” botuar në revistën BMC Medicine, studiuesit zbuluan se një zëvendësim i produkteve me bazë shtazore, me ato me bazë bimore, ka lidhshmëri me shëndetin e zemrës.

Më tej, studimi përmendi gjithashtu që kishte disa prova se zëvendësimi i një veze në ditë me 25 gram arrore, ishte i lidhur me vdekshmërinë më të ulët nga sëmundjet e zemrës.

Studimi zbuloi se njerëzit që ishin në gjendje të këmbenin rreth 50 gramë mish të përpunuar me një sasi të barabartë të fasuleve, bishtajave, bizeleve etj, uli për 23% rrezikun e tyre për të zhvilluar sëmundje të zemrës ose për të vdekur nga to.
Më tej, rreziku u ul me 27 % nëse konsumonin 28-50 gram arrore në vend të mishit.

Arroret përmbajnë fibra që ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të shëndetshëm të sheqerit në gjak dhe kontribuon në ndjenjën e plotësisë, duke ndihmuar potencialisht në menaxhimin e peshës. Përkundrazi, ndërsa vezët ofrojnë një sasi të vogël fibrash, arrat i tejkalojnë ato ndjeshëm në këtë aspekt.

Megjithatë, siç raportohet nga DailyMail, autorët e studimit paralajmërojnë se kjo bazohet në rezultatet e një studimi të vetëm.

Të gjithë trupat janë të ndryshëm dhe po kështu edhe mënyra se si reagon një organizëm ndaj ushqimeve. Disa njerëz mund të ndihen më keq kur hanë mish ndërsa për të tjerët, mund të jetë burimi i përsosur i energjisë.