Lifestyle

Çamçakëzi mund të zvogëlojë apetitin po aq sa ilaçet e diabetit që përdoren për humbje peshe

Dietologia Abbey Sharp ka shpjeguar se si një studim i ri ka treguar se nivelet e urisë bien dhe ngopja rritet te personat që përtypin çamçakëz për 30 minuta, krahasuar me ata që nuk përtypën çamçakëz.

“Disa studime të vogla kanë rezultuar se çamçakëzi mund të zvogëlojë apetitin në të njëjtën mënyrë siç vepron ilaçi ‘Ozempic’(është ilaç i miratuar për trajtim të diabetit të tipit 2, por në shumë vende, në kundërshtim me rregullat, është përdorur edhe për humbje peshe. Ka pasur raportime se ky ilaç po shkakton paralizë të stomakut te pacientët që e kanë marrë atë me qëllim të humbjes së peshës)", ju ka thënë Sharp ndjekësve të saj në rrjetin social TokTok, raporton Daily Mail. 

Sharp ka shtuar se pjesëmarrësit në studim janë testuar për 30 minuta dhe ndoshta uria mund të ndodhë edhe një gjysmë ore pas.

“Ky studim nuk do të thotë se duke përtypur një çamçakëz ju do të ngopeni menjëherë, prapë do të ndjeni uri sepse nuk keni ngrënë asgjë”, ka thënë ajo.

Dietologia gjithashtu ka cekur se ky eksperiment nuk do të thotë që dikush duhet të marrë të përtypë çamçakëz gjatë tërë ditës, pa ngrënë asgjë, por dikush që ka për qëllim të humb peshë, duke e përtypur për rreth 30 minuta një çamçakëz, mund ta shtyjë ndonjërën shujtë.

“Ky studim duhet të ju tërheqë vërejtjen e të përtypni ushqimin që duhet të përtypni”, thotë Sharp.

Edhe një tjetër studim që ishte bërë në vitin 2006 në Britani ka treguar rezultate të ngjashme, pasi pjesëmarrësit që përtypnin çamçakëz para se të hanin ushqim, hanin pastaj 40 kalori më pak krahasuar me ata që nuk përtypën çamçakëz.