Lifestyle

Beteja për vaksinën e re kundër Omicronit

Prodhuesit e vaksinave po përshpejtojnë në përditësimin e dozave të COVID-19 kundër kërcënimit më të ri të koronavirusit edhe para se të jetë e qartë se duhet të bëhet ky ndryshim, pra për çdo rast.

Ekspertët dyshojnë se dozat e sotme do të ishin të padobishme, mirëpo kanë thënë se është e rëndësishme të dihet se sa shpejt kompanitë mund të prodhojnë një dozë të riformuluar dhe ta dëshmojnë se funksionon - për shkak se çfarëdo që ndodh me Omicronin, ky mutacion i ri nuk do të jetë i fundit.

Omicroni po e shtyp alarmin për zjarr. Edhe nëse rezulton të jetë alarm i rremë, do të ishte me të vërtetë mirë po të mund ta bënim këtë- të kemi një vaksinë të re dhe të jemi gati”, ka thënë imunologu E. John Wherry i Universitetit të Pensilvanisë.

Është shumë herët të dihet se si do të mbahen vaksinat kundrejt virusit. Shenjat e para këtë javë ishin të përziera: testet laboratorike preliminare tregojnë se dy doza të “Pfizerit” nuk do të mund ta parandalonin infeksionin Omicron, mirëpo mund të mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda. Dhe një dozë përforcuese mund ta ringjallë imunitetin mjaftueshëm për t’i bërë të dyja.

Përgjigje më të mira po priten në javët që po vijnë dhe rregullatorët në SHBA dhe në vende të tjera po vështrojnë nga afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka caktuar një panel të pavarur shkencor për t’u këshilluar nëse dozat duhen riformuluar për shkak të Omicronit apo çfarëdo lloji tjetër i mutacionit.

Mirëpo, autoritetet ende nuk e kanë të qartë se çka do të shkaktonte një hap kaq drastik: Nëse imuniteti i vaksinës kundër sëmundjeve serioze bie, apo nëse një mutacion i ri thjesht përhapet më shpejt?

“Kjo nuk është e parëndësishme”, ka spikatur shkurtimisht krijuesi i ‘BioNTech’, Ugur Sahin, njëkohësisht partneri i ‘Pfizerit’, para zbulimit të Omicronit. Një kompani mund të aplikojë në treg një formulë të re, “por çka ndodh nëse një kompani tjetër bën një propozim tjetër me një tjetër variant? Nuk kemi një strategji të planifikuar”.

Është një vendim i vështirë- e virusi po lëviz më shpejt se shkenca. Vetëm këtë vjeshtë këshilltarët e vaksinës së Qeverisë amerikane pyesnin veten pse përforcuesit nuk u përshtatën në synimin e variantit delta jashtëzakonisht ngjitës- vetëm për të pasur një mutant të ri më të frikshëm, Omicron, që nuk është as pasardhës i deltës dhe as një kushëri i afërm i tij.

Nëse vaksinave u duhet një përmirësim, shtohet edhe një pyetje më shumë: A duhet të jetë një dozë e veçantë për Omicronin apo një dozë e kombinuar? Dhe, në rast se është një kombinim, a duhet t’ia mësyjë gjenezës së Omicronit apo variantit mbizotërues delta plus Omicronit? Kjo është ajo që dimë.

Vaksinat e COVID-19 funksionojnë duke shkaktuar prodhimin e antitrupave që e njohin dhe e sulmojnë proteinën që e mbulon koronavirusin, dhe tashmë shumë janë krijuar me teknologji të reja, të përshtatshme mjaftueshëm për përditësim të lehtë.

Vaksinat “Pfizer” dhe “Moderna” janë më të lehta për t’u ndryshuar, me instruksione gjenetike që i tregojnë trupit të bëjë kopje të padëmshme të proteinës - dhe dërguesi RNA mund të ndërrohet për t’u përshtatur me mutacionet e reja.

“Pfizeri” po pret të ketë një kandidat specifik për Omicronin, të gatshëm për Administratën e Ushqimit dhe Ilaçeve deri në mars, me disa grupe fillestare të gatshëm të transportohen në të njëjtën kohë, ka treguar për “Associated Press”, zyrtari kryesor shkencor dr.Mikael Dolsten.

“Moderna” po parashikon 60 deri në 90 ditë për të pasur një kandidat specifik për Omicron të gatshëm për testim. Prodhuesit e tjerë që prodhojnë vaksina për COVID-19, duke përdorur teknologji të ndryshme, përfshirë “Johnson & Johnson”, po ashtu, po përcjellin përditësime të mundshme.

“Pfizeri” dhe “Moderna” tashmë me sukses kanë përgatitur dozat eksperimentuese në përshtatje të deltës dhe variantit tjetër i quajtur beta, doza që nuk kanë qenë të nevojshme, por kanë ofruar një praktikë të vlefshme.

Deri tash, vaksinat origjinale kanë ofruar të paktën një mbrojtje të kryqëzuar ndaj varianteve të para. Edhe pse imuniteti kundër Omicronit nuk është aq i mirë, dr. Anthony Fauci, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në Amerikë, shpreson që antitrupi i madh që shkaktohet nga dozat përforcuese do të kompensohet.

Testet laboratorike preliminare të Pfizer, të publikuara të mërkurën, bëjnë me dije se kjo mund të jetë çështja pse antitrupat nuk janë të vetmit në mbrojtje. Vaksinat gjithashtu prekin qelizat T, të cilat mund të parandalojnë sëmundje të rënda në rast se dikush infektohet, kurse testimet e para të Pfizerit treguan se, ashtu siç pritej, ato nuk duket se janë prekur nga omicroni.

Po ashtu, qelizat e memories të cilat mund të krijojnë disi antitrupa me formë të ndryshme në secilën dozë.

“Ju po që po e trajnoni sistemin tuaj imunitar jo vetëm të përballet më mirë me variante ekzistuese por edhe po përgatitet një repertor më të gjerë për t’u përballur me llojet e tjera”, ka thënë Dolsten.

Se sa agresiv është një mutant po ashtu luan rol edhe riformulimi i vaksinës.

Omicroni duket se përhapet lehtësisht, mirëpo raportet fillestare nga shkencëtarët e Afrikës Jugore bëjnë me dije se ky mund të shkaktojë infektime më të lehta sesa variantet e mëparshme.

FDA ka sqaruar se kompanive nuk iu duhen studime madhore në përmirësimin e vaksinave, por studime të vogla për të matur nëse imuniteti i njerëzve që u jepet vaksina e përditësuar reagon si ajo origjinale, që ishin vaksina me efikasitet të lartë.

Janë disa dëshmi që një kombinim i dozave për COVID-19 mund të funksionojë. Në një studim të vogël të bërë nga “Moderna”, përforcuesi i quajtur bivalent përmban vaksinën origjinale dhe një dozë specifike të betas, që shkaktoi një rritje më të madhe të antitrupave, sesa vaksina origjinale “Moderna”.