Lifestyle

Arsenali lanson fanellë “për të gjitha moshat e stilet”

Klubi i njohur i futbollit, Arsenal, në bashkëpunim me brendin sportiv, “Adidas”, kanë shpalosur të premten fanellat e reja me nuanca “të heshtura” që shfaqin stilin tipik ikonik anglez.

Në një videoreklamë të lëshuar zyrtarisht nga Arsenali, shihen të moshuar, mezo-mosha, të rinj e të reja duke veshur fanellat e treta të reja të këtij klubi për edicionin e ri. Fanellat i veshin në raste të ndryshme duke i kombinuar me gjithçka, gjë që shfaq stilin tipik anglez përmes kombinimit të ngjyrave të errëta që në modë quhen si të pazëshme (silent hues). Këto ngjyra “nxjerrin në pah” me një zë tepër kumbues stilin unik anglez bashkë me pullën e mbishkrimin e ri në jakë.

{gallery}

Në videon e publikuar, Arsenali e bën fanellën si diçka që duhet ta kenë të gjitha moshat dhe të gjitha stilet.

Image

Arsenal po pretendon “ta zbukurojë” Evropën duke i shfaqur fanellat të treta në kombinim me xhaketa nga brende gjigande të modës evropiane. Syzet e stiluara bashkë me shami shfaqnin kontribut për stilin e pashoq të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth. Fanellat e treta të Arsenalit të kombinuara me funde me katrorë bëjnë xhiro me motorët Vespa nëpër rrugët e Londrës.

18 ditë me vonesë pas datës fillestare që ishte planifikuar (që ishte 1 gusht 2023), fanellat e treta të sezonit 2023-2024 të Arsenalit u bënë publike sot në mëngjes. Fanellat e treta “Adidas Arsenal 23-24” do të vishen në Premier League, Champions League, dhe të gjitha garat e tjera.

Pulla në jakën e fanellave është ajo që e bën këtë fanellë të jetë tipike britanike. Por kjo ngjalli dyshime tek fansat. Ata thanë se pulla mund të mos jetë e përshtatshme gjatë kohës kur futbollistët luajnë në fushë.

Image

“Adidas” gjithashtu do të nxjerrë një version të veçantë të “stilit të jetesës” së fanellës së tretë të Arsenalit. Ajo tashmë ka rrjedhur online, por nuk është lëshuar ende zyrtarisht.

Fanella e tretë e futbollit “Adidas Arsenal 2023-2024” vjen me ngjyra gjelbër dhe kaltër të errët si në stilin e sezonit 1982-1983.

Logo ari, në nuanca të rërës

Të gjitha logot në frontin e fanellave të treta të arsenalit 23-24 janë në nuancën e ashtuquajtur “Sand Gold”(ari në nuancë të rërës). Një veçori e veçantë është se për herë të parë shfaqet shkrimi klasik “AFC” në jakë, i frymëzuar nga seti i fanellave të portierëve të shtëpisë dhe të gjelbër/kaltrës 1990-1992.

Image

Pantallonat e shkurtra dhe çorapet në ngjyrë të kaltër të errët kompletojnë fanellën e tretë. Pantallona të shkurtra alternative të bardha janë gjithashtu në dispozicion.

Për fushatën, Arsenali krijoi edhe një seri fotografish të frymëzuara nga vitet 1980.

Këto fanella si të gjitha të tjerat mund të personalizohen përmes webfaqes së klubit.

VIDEO:

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arsenal (@arsenal)