Puçrrat apo aknet në fytyrë janë frustruese. Për to dermatologjia dhe kozmetika është përkujdesur më shumë, duke i dhënë rëndësi të veçantë.
Mirëpo, pakënaqësi thuajse të ngjashme krijojnë edhe puçrrat në shpinë. Askush nuk do të dëshironte një lëkurë të tillë, që shpesh krijon ndjenjë irrituese te vetja dhe te të tjerët. Për fatin e mirë, edhe për këtë shqetësim ka zgjidhje.
Më poshtë do t`i përmendim shkaqet dhe kurimin e akneve në shpinë.
Produktet e gabuara
Zbutësi për flokë, krema për rreze të diellit, vaji i masazhimit, të gjitha këto produkte ua bllokojnë poret e lëkurës në shpinë. Si të shpëtoni nga kjo? Kur i lani flokët dhe kur aplikoni zbutës, kujdesuni që flokët e juaja të lagura mos të prekin shpinën derisa nuk thahen.
Në vend të kremës së zakonshme për mbrojtje nga rrezet e diellit, përdorni ato të etiketuara si “ultra-light” apo “quick-dry”. Gjithashtu gjatë verës është mirë të përdoren losione në vend të kremave pasi që kanë më pak vaj dhe nuk i bllokojnë poret. Masazhin me vajra përfundojeni me avullim në dush apo saunë që të hapni poret nga vajrat e ngelura... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)