Lifestyle

Aerobia për humbje peshe e disponim të mirë

Të veshura në mënyrë sportive e duke qëndruar para një pasqyre të madhe, ato ndjekin lëvizjet e instruktores që kanë përpara.

Lëvizje me duar e këmbë, që kombinohen me ritmin e muzikës në sfond, janë ushtrimet fizike në aerobi.

Laramania në moshë e bën të veçantë grupin e orës 19:30, raporton KOHA.

Ato thonë se mbajtja e trupit të shëndetshëm është arsyeja që ndër vite e ushtrojnë këtë sport.

Përveç kontrollimit të peshës, reduktimit të sëmundjeve të zemrës, rritjes së elasticitetit të trupit, ushtrimet aerobike janë të njohura edhe për përmirësimin e cilësisë së gjumit, duke bërë kështu rritjen e hormonit të lumturisë.

Instruktorja Rudina Bërdynaj thotë se frymëmarrja është elementi kyç në këto ushtrime.

Sipas Rudinës, me aerobi merret kryesisht njëra gjini, derisa mosha është e papërcaktuar.

Peshat, litari dhe topi i rrumbullakët, janë mjetet me të cilat funksionon ky aktivitet fizik.

Bërdynaj thekson se këto ushtrime edhe mund të zbatohen në kushte shtëpiake.

E këto ushtrime në studion e Rudinës zgjasin rreth 1 orë derisa kryesisht bëhen tri herë në javë.