Lifestyle

Adoleshentët që flenë më herët e më gjatë kanë tru më të mprehtë

Gjumi dhe shiu

Adoleshentët që flenë më herët dhe më gjatë se moshatarët e tyre kanë gjasa të kenë aftësi më të mprehta mentale dhe të jenë më të mirë në testimet kognitive, kanë thënë studiuesit.

Një studim me mbi 3,000 adoleshentë ka treguar se ata që shkojnë më herët në krevat, flinin më gjatë dhe kishin rrahje më normale të zemrës, ua kalonin të tjerëve në lexim, fjalor, zgjidhje problemesh dhe teste të tjera.

Studiuesit prisnin që adoleshentët me zakon të më shëndetshëm gjumi të ishin më të mirë se ata që flinin më pak, por u befasuan me ndikimin që bënte diferenca e gjumit, shkroi Guardian.

Pushimi i mirë natën është lidhur me performancë më të mirë, por studiuesit thonë se është shumë e rëndësishme se ajo çfarë ndodh në adoleshencë është thelbësore për zhvillimin mendor.

Për adoleshentët që duan ta përmirësojnë gjumin, studiuesit rekomandojnë stërvitje të rregullta për të ndihmuar dhe që të mos përdoren telefonat apo kompjuterët natën.