Lifestyle

A e ka refuzuar Beyoncen, Robbie Williams?

Robbie Williams

Robbie Williams

Bashkëpunëtori i kamotshëm i këngëtarit, Robbie Williams, Guy Chambers, ka thënë së këngëtari e pati refuzuar këngëtaren e famshme Beyonce, sepse siç ka thënë Chambers, ajo ishte shumë e re.

50 vjeçi, Chambers, pretendon se në vitin 1998, Beyonce dhe Robin janë njohur në emisionin “Top Of The Pops” ku këngëtarja sipas tij, kishte flirtuar me Robbien, i cili ishte tetë vjet më i vjetër se ajo dhe mendonte se Beyonce ishte shumë e re.

Grupi Destiny's Child

“Kur më në fund shkova me Robbien në ‘Top Of The Pops’, ishte me të vërtetë një moment i madh dhe ndodhi në vitin 1998. Më kujtohet grupi ‘Destiny’s Child’ dhe më kujtohet Beyonce. Ajo ishte jashtëzakonisht e re atëherë. Më kujtohet që e shikonte Robbien në prapaskenë duke flirtuar me të duke u munduar të ia tërhiqte vëmendjen dhe ai pati thënë ‘jo ajo është shumë e re, nuk dua të hyj në këto ujëra’”, ka thënë Chambers. 

Ndërkohë Robbie pati thënë se aktorja Cameron Diaz e pati shtyrë që t'i përmirësonte marrëdhëniet me gruan e tij Ayda Field, pasi çifti ishin ndarë për pak kohë në fillim të lidhjes së tyre.

“Ishim në Chateau Marmont dhe u ndamë, po bisedoja me njerëzit e afërt dhe pastaj fillova të flas me Drew Barrymorein e Cameron Diazin dhe fillova të iu tregoja për këtë person të mahnitshëm me të cilën sapo u ndava dhe Cameron tha ‘nuk po me duket se ka përfunduar’ dhe në atë moment nuk e di, ishte sikur universi po më thoshte ‘shko tek Ayda, bëhu bashkë me të e martohu me të”, pati thënë Robbie në podcastin (Stayin’) At Home With The Williamses’.

Pastaj Ayda, e cila ka katër fëmijë me Robbien pati thënë se betohet se do ta falënderonte Cameronin sapo ta shihte.

Robbie Williams dhe Ayda Field

“Falënderoi Zotin për Cameron Diazin. Sapo ta shoh do të rri me të e do ta falënderoj! Paramendo sikur të mos kishte folur Cameron? Paramendo sikur mos ta kishe bërë farë atë bisedë!”, pati thënë Ayda.