Lifestyle

5 vendet evropiane që rekomandohet t’i vizitoni gjatë janarit

Pas përfundimit të festave të fundvitit një udhëtim i shkurtër mund të jetë një metodë e mirë për të nisur vitin.

Disa nga qytetet evropiane pas festave mund të kenë më pak vizitorë e të janë më pak të zhurmshme për të kaluar pak kohë pa bërë edhe shumë shpenzime.

CnTraveler ka renditur 5 vendet më të mira për t’i vizituar gjatë muajit janar. Në këtë listë janë Çekia, Italia, Kroacia, Franca e Zvicra.

Praga, Çeki

Praga transformohet kur bie borë mbi urën “Charles” e mbi çatitë e objekteve që ndodhën në pjesën e qytetit të vjetër.

Image

Venecia, Itali

Venecia cilësohet si një nga qytetet më të bukura të Evropës, sidomos gjatë pikut të sezonit veror. Por, këshillohet që të vizitohet gjatë dimrit në mënyrë që të shijohet më mirë.

Image

Zagrebi, Kroaci

Zagrebi duket se është i mirë edhe gjatë dimrit pasi ujëvarat e 16 liqeneve Plitvice atje ngrihen dhe krijojnë pamje shumë të bukur të Parkut Nacional.

Image

Parisi, Francë

Parisi është gjithmonë ide e mirë. Magjia e vërtetë e tij gjatë dimrit është se ka më pak vizitorë dhe vendet turistike janë më të qasshme.

Image

Interlanken, Zvicër

Qyteti Interlaken njihet si “kryeqyteti” i aventurave të Zvicrës dhe aktivitet dimërore atje janë më unike se në çdo qytet tjetër evropian.

Image

Vendet tjera shumë të mira për t’i vizituar janë edhe Austria, Danimarka, Hungaria, Holanda, Slovenia e Norvegjia.