Revista prestigjioze Vogue ka shkruar për pesë mënyrat se të arrihet një mirëqenie më e mirë.
Sipas tyre kur psikologjia dhe organizmi i njeriut ndërveprojnë si duhet atëherë arrihet një mirëqenie përgjithësisht më e mirë.
Ngrënia e perimeve para gjellës
Sheqeri në gjak ndikon në disponim, apetit, imunitet, fokusim dhe në shëndetin e lëkurës. Ngrënia e perimeve mundëson rregullimin e sheqerit në gjak dhe me të do të rregullohen edhe problemet e tjera që u përmendën më lartë.
Fibrat që përmbajnë perimet formojnë një masë mbrojtëse tek organet tretëse dhe kështu sistemi tretës do të funksionoje më mirë.
Teknika e frymëmarrjes duke shikuar gishtërinjtë
Pasi është raportuar se shumë persona kanë probleme me gjumin, disa TikTok-er treguan teknikën e tyre që përdorën për të hyrë në gjumë më lehtë, teknikën e frymëmarrjes duke shikuar gishtërinjtë e dorës. Ideja është që të ngritët niveli i vetëdijes duke marrë frymë dhe duke e liruar frymën përderisa shikohen gishtërinjtë një nga një. Kjo metodë po ndikon për të mirë duke shtyrë trurin të relaksohet dhe të bjerë në gjumë.
20 minuta aktivitet në ditë
Shumë studime shkencore kanë treguar se aktiviteti fizik po tregon rezultate të mira për shëndetin. Prandaj në mënyrë që një person të qëndroj në disponim e të ketë organizëm të shëndetshëm duhet të ushtrojë, apo të ecë 20 minuta në ditë. Normalisht që edhe më shumë kohë duke ecur do të ndihmonte edhe më shumë për të mirë.
Takimi me shokët që hanë shëndetshëm
Të ngrënit shëndetshëm ka kohë që është bërë “çështje”. Por nëse një person rrethohet me njerëz që e praktikojnë ushqimin e mirë, do të ngrejë edhe më shumë vetëdijen rreth të ushqyerit. Kjo gjë po konsiderohet si metodë shumë e mirë edhe për të mësuar gjëra të reja rreth ushqimit.
Ngrënia e 30 perimeve në javë
Është thënë se ushqimi është ilaçi, ajo çka futet në organizëm ka ndikim të madh. Pra ngrënia e frutave dhe perimeve pasuron sistemin nervor dhe organizmin me shumë të mira shëndetësore.
Dr. Michael Mosley ka thënë për Vogue se më shumë se gjysma e pjatës (3/4) duhet të jetë e mbushur me perime. Ndërkohë profesori i shëndetësisë Tim Spector ka thënë se duhet ngrënë 30 perime të ndryshme në javë në mënyrë që mëlçia të jetë e shëndetshme.