Lifestyle

CT-ja vë në pah efektin tmerrues që ka mishi i papjekur i derrit

Efeketi i mishit të papjekur të derrit

Efeketi i mishit të papjekur të derrit

Dëmet që i shkaktohen organizmit të njeriut nga konsumimi i mishit të procesuar, apo të papjekur, po bëhen çdo ditë e më të qarta se sa të mëdha janë.

CT-ë, apo skanimet (tomografi e kompjuterizuar), kanë vënë në pah këto dëme të shkaktuara nga parazitët që mund ta infektojnë trupin e njeriut nga mishi i kontaminuar, i papjekur, apo proshuta e derrit.

Doktori për shërbime urgjente, Sam Ghali nga Universiteti i Floridas, ka ndarë në rrjete sociale një imazh të një pacienti që kishte infeksion parazitësh që quhet ‘cysticercosis’, shkruan DailyMail.
 

Postimi i doktorit Sam Ghali

‘Cysticercosis’ ndodh kur larva e krijesave që njihen si krimbat shirita, hyn në muskuj apo edhe në tru. Këto larva formojnë ciste të forta që nën lëkurë mund të duken si gunga, e që në CT duken sikur kokrra orizi.

Ndërkohë që krijojnë neveri, janë të padëmshme, pasi larva nuk mbijeton jashtë zorrëve. Sidoqoftë, cistet mund të shkaktojnë probleme nëse zhvillohen në tru.

Krimbi shirit, i cili është përgjegjës për infeksionin, hyn në trup nga konsumimi i vezëve të tij, të cilat mund të gjenden në mishin e papjekur të derrit. Këta krimba mund të bëhen të mëdhenj në zorrët e njerëzve, po nuk krijojnë direkt ‘cysticercosisin’.

Krimbi shirit

Infeksioni ndodh kur njerëzit e infektuar pasojnë vezët e krimbit shirit tek njerëzit e tjerë.

“Është shumë më rëndësi të bëhet e ditur se kjo gjë, në shumicën e rasteve, ndodh kur njerëzit nuk i lajnë duart mirë, sidomos pas përdorimit të tualetit, pasi që kjo gjendje mund të pasohet edhe nga uji i kontaminuar me fekale”, ka shkruar doktori në rrjetin social X.

Pasi krimbi të hyjë në organizëm, vezët lëshojnë larva të cilat kalojnë nëpër gjak e përfundojnë në muskuj e organe të tjera.

Kokëdhimbjet dhe sulmet janë të shpeshta kur krimbi hyn në tru. Mund të krijojnë edhe konfuzitet, marramendje dhe raste fatale që quhen hydrocephalus, kur në tru ka më shumë ujë se që duhet.

Cistat mund të shkaktojnë edhe probleme të tjera nëse arrijnë tek sytë, kur mund të shkaktojnë paqartësi në pamje potencialisht duke krijuar infeksion.

Zakonisht, duhet bërë operim për të hequr cistet e tilla, të cilat zhvillohen pas disa muajsh apo vitesh pas infektimit me vezë të krimbit shirit.

Krimbi shirit në zorrët e njeriut

Ky krimb, quhet Taenia Solium, njihet si krimbi shirit i derrit.

OBSH-ja ka vlerësuar se ky krimb që zhvillohet në tru, është shkaktar i 70 për qind të rasteve me epilepsi.

Rreth 2.5 milionë njerëz mendohet se infektohen me Taenia çdo vit, më së shumti në regjione si Azia, Amerika Jugore, dhe në Evropën Lindore.

Krimbi shirit

“Prognoza e cysticerosises në përgjithësi është mirë, por fatkeqësisht disa raste janë fatale. Mendohet se 50 milionë njerëz në mbarë botën infektohen çdo vit, duke rezultuar me 50 mijë vdekje”, ka thënë ndër të tjera doktori.