Lifestyle

Ndikimi i menopauzës dhe ndryshimit hormonal në shëndet mendor

Ndikimi i menopauzws në shendet mendor

Një studim i ri tregon se si disa nga simptomat e menopauzës ndikojnë në shëndetin e trurit.
Studimi sugjeron se simptomat e tilla si depresioni dhe rritjet e kohëpaskohshme të temperaturës trupore, ndikojnë në funksionimin e trurit te gratë që kalojnë periudhën e klimaksit.

Në botë, më shumë se 24 milionë njerëz jetojnë me demencë. Ndërkohë që popullsia e botës po plaket, po rritet numri i të diagnostikuarve me demencë, shkruan “India.com”.

Mendohet se 4.6 milionë raste të reja ndodhin çdo vit, që do të thotë se një person diagnostikohet me demencë çdo 7 sekonda.

Deri në vitin 2040, rastet me demencë pritet të dyfishohen, duke arritur numrin prej 81.1 milionë në botë.

Në studimin që morën pjesë 1300 gra, të cilat kanë kaluar periudhën e klimaksit, nga nëntë shtete në Amerikën Latine, studiuesit gjetën se disa simptoma të menopauzës si, rritja e kohëpaskohshme e temperaturës trupore, gjumi i parregullt dhe çrregullimi i disponimit, kishin lidhje me aftësitë njohëse.
Ky studim vë në pikëpyetje nëse trajtimi i rritjes së temperaturës trupore me anë të terapisë hormonale mund të përmirësojë funksionimin e aftësive njohëse si kujtesën, vëmendjen e gjuhën.
Sidoqoftë, kjo çështje mbetet e pa qartësuar.

Në studimin që u publikua në gazetën “Menopause”, studiuesit konkluduan se shëndeti i aftësive njohëse ndikohet nga luhatja komplekse e hormoneve, mënyrës së jetesës dhe faktorët sociodemografik.
“Ky studim ka treguar lidhje potenciale në mes të disa simptomave të menopauzës dhe çrregullimeve të aftësive njohëse te gratë në moshë të mesme. Rezultatet gjithashtu sugjerojnë se efekt mbrojtës ka kontrollimi i peshës trupore, niveli i edukimit, ushtrimet fizike, përdorimin e terapisë hormonale e aktiviteti seksual. Kjo gjë vë në pah se duhet të kujdesemi për këta faktorë në mënyrë të ta ruajmë trurin dhe aftësitë njohëse”, ka thënë doktoresha Stephanie Faubion, drejtoreshe e The Menopause Society.

Sipas mjekëve, 40 për qind të rasteve me Alzhaimer, mund të parandalohen apo të shtyhen.

Kjo gjë ka quar në interesim domethënës për identifikimin e faktorëve rrezikues, sidomos për rolin e hormonit të estrogjenit tek plakja e trurit tek gratë. Pasi menopauza karakterizohet nga mungesa e estrogjenit, gratë që e kalojnë këtë periudhë janë më të rrezikuara nga demenca.