Lifestyle

Përfitimet shëndetësore që ofron çaji me gjingjer të zi

Pasi shumë persona e kanë të vështirë të menaxhojnë sasinë e madhe të yndyrave të pashëndetshme në trup, dietologët kanë dhënë disa këshilla në lidhje me këtë çështje.

Niveli i lartë i kolesterolit është problem shëndetësor dhe në mënyrë që të menaxhohet duhet konsumuar çdo ditë nga një tas më çaj nga gjingjeri i zi, raporton India.com.

Gjingjeri i zi ka të njëjtën formë si ai i bardhi, por në brendësi ka ngjyrë vjollcë të errët dhe njihet si gjingjeri i zi.

Ky çaj njihet ndryshe edhe me emrin “Kali Adrak Chai” dhe është i pasur me vlera ushqyese që largojnë kolesterolin e tepërt. Duke pirë këtë pije në mëngjes kolesteroli i tepërt do të shkrihet.

Gjingjeri i zi përmban antioksidant të fuqishëm që luftojnë inflamacione të ndryshme, duke neutralizuar radikalet e lira, gjë që është e mirë për shëndetin në përgjithësi.

Kjo rrënjë përmban substanca bioaktive të cilat ndihmojnë në parandalimin e formimit të baktereve të pashëndetshme në zorrë.

Gjingjeri i zi ndihmon mëlçinë të pastrohet nga toksinat duke ndihmuar funksionimin më të mirë të këtij organi.

Përveç që është i mirë kundër kolesterolit, ky çaj ndihmon edhe kundër stresit.

Inflamacioni kronik ndikon keq kur bëhet fjalë për sëmundje të ndryshme, përfshirë ato të zemrës. Çaji me gjingjer të zi përmban shumë veti antiinflamatore që luftojnë infeksionet dhe kjo gjë bën që të mbrohet shëndeti kardiovaskular.