Lifestyle

Pajisja e re mund të nxjerrë informacion nga palca kurrizore

Pajisja e re mund t'i ndihmojë neuroshkencëtarët të zbulojnë sekretet e funksionit të shtyllës kurrizor

Palca kurrizore është më e vështirë për t'u qasur dhe studiuar sesa truri. Sfidat që paraqet lëvizshmëria dhe struktura anatomike e kanë bërë të vështirë të kuptohet saktësisht se si funksionon, raporton “News-medica.net”.

Inxhinierët e Universitetit “Rice” do të punojnë me bashkëpunëtorët për të optimizuar një sërë fijesh nanoelektronike, ose “NET”, tashmë të përdorura me sukses për mbledhjen e të dhënave nga neuronet në tru për përdorim në shtyllën kurrizore. Inxhinierët për ta bërë këtë studim janë mbështetur nga një grant katërvjeçar prej 6.25 milionë dollarësh nga Institutet Kombëtare të Shëndetësisë.

Pajisja e re mund t'i ndihmojë neuroshkencëtarët të thyejnë sekretet e funksionimit të shtyllës kurrizore dhe të sjellin shpresë të re për pacientët me dëmtime të shtyllës kurrizore.

Përdorimi i elektrodave për të gjurmuar aktivitetin neuronal në tru, ka lejuar neuroshkencëtarët të mësojnë shumë rreth funksionit të trurit. Sondat fleksibile “NET” të zhvilluara nga studiuesit integrohen në mënyrë transparente me indet e trurit dhe performojnë më mirë se sondat e ngurta, kur përdoren për të regjistruar informacionin elektrik nga neuronet individuale në tru.

Zhvillimi dhe optimizimi i teknologjisë së bazuar në fijet “NET” për hulumtime në lidhje me palcën kurrizore, do të siguronte një mjet që mund të ndihmojë të gjithë komunitetin e neuroshkencave, të arrijë një kuptueshmëri më themelore të funksionit të palcës kurrizore.

Shkencëtarët kanë në plan jo vetëm ta përmirësojnë dizajnin e sondës, por edhe t’i inkorporojnë “NET-et” kurrizore në një sistem jashtëzakonisht të miniaturizuar.

Shpresa e vërtetë e studiuesve është se katër vjet e ardhshme në fund të këtij projekti, neuroshkencëtarët do të jenë në gjendje të shohin dhe të bëjnë gjëra të reja që janë të pamundura me teknologjinë aktuale.

Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi