Zyrtarët amerikanë të transportit kanë kapur një armë të fshehur brenda një pule të papjekur, gjatë një përpjekje për ta kontrabanduar përmes avionit.
Komploti u godit nga oficerët e Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA) në aeroportin Fort Lauderdale-Hollywood të Floridës, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Arma e udhëtarit u pikas përpara se të hipte në bord, e futur brenda pulës dhe e mbështjellë në paketim letre.
Oficerët e TSA-së bënë shaka në Instagram duke shkruar se pula nuk ishte madje as “gjysmë e pjekur”.
Zyrtarët nuk zbuluan se kush e kishte hartuar planin, por fotot e postuara në Instagram nga TSA treguan oficerët duke ekzaminuar pulën brenda një zone kontrolli të aeroportit, përpara se të hiqnin armën .