Zjarrfikësit dhe zyrtarët e kujdesit ndaj kafshëve në Florida shfrytëzuan litarë për të shpëtuar një kalë që kishte rënë në një pishinë, pa pasur mundësi të largohej vetë.
Upi ka shkruar se zjarrfikësit iu përgjigjën thirrjes së një banori që tregoi se kali ishte arratisur e kishte përfunduar në pishinë.
“Një natë të tërë kafsha e kaloi në ujë, duke pësuar ftohje dhe lodhje nga përpjekjet për të dalë nga pishina”, thuhet në reagimin e zjarrfikësve.
Kali shpëtoi dhe iu kthye pronarit.