Ylli i TikTokut, i akuzuar se ka mashtruar duke pretenduar se është mjek, është arrestuar pasi tentoi të futej në një spital në Afrikën e Jugut, raporton BBC.
Matthew Lani ka fituar mijëra përcjellës duke dhënë këshilla mjekësore dhe duke shitur ilaçe online.
Të dielën mbrëma, Lani tentoi të futej brenda spitalit, duke u maskuar si mjek. Ai mbante një stetoskop dhe një maskë kirurgjikale.
Ai pasi u vërejt kishte tentuar të ikte nga policia duke kërcyer nga dritarja e tualetit, por u kap.
Departamenti i Shëndetësisë i provincës Guateng ka lëshuar një deklaratë duke thënë se Lani shpesh kishte frekuentuar Spitalin Helen Joseph në Johannesburg, ku është kapur “duke shpërndarë përmbajtje dezinformuese dhe false, e duke pretenduar se është mjek”.
Ai kishte gati 300 mijë përcjellës në TikTok, para se llogaria e tij të mbyllej. Ai më pas hapi një tjetër, që ka më tepër se 50 mijë prëcjellës.
Arrestimi i tij erdhi pas disa javëve kërkim, pasi që nisën dyshimet për kualifikimin e tij.
Lani tha se ka përfunduar studimet për mjekësi në Universitetin Wit]atersrand në Johannesburg. Institucioni mohoi këtë.
Ministria e Arsimit ka thënë se Lani nuk ka as certifikatë të shkollës së mesme.
Ai tentoi të mashtronte autoritetet duke thënë se emri i tij i vërtetë është Dr. Sanele Zingelwe.
Zingelwe ka hapur një rast penal ndaj Lanit, duke e akuzuar për mashtrim.
Lani është vetëm personi i radhës që është arrestuar nën akuzat se ka gënjyer se është mjek në Afrikë të Jugut.
Ministria e Shëndetësisë, ka thënë se ka pasur 124 arrestime për vepra të tilla në tri vjetët e fundit.