Kuriozitet

Ylli i Ballkanit viral në TikTok, tremb bashkëlojtarin e tij

Skuadra e Ballkanit po zhvillon fazën përgatitore në Antalya të Turqisë, ku ka zhvilluar disa ndeshje miqësore në prag të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.

Lojtarët e klubit nga Suhareka po shijojnë kohën në Turqi edhe për t’u argëtuar.

Një video virale në rrjetin social TikTok është realizuar nga sulmuesi i kësaj skuadre, Mevlan Zeka.

Zeka i ka bërë një “kurth” për ta trembur bashkëlojtarin e tij, Kushtrim Gashi... dhe ia ka arritur qëllimit.

Teksa Gashi ishte i shokuar nga frikësimi i madh, bashkëlojtarët e tij, përfshirë Zekën, po shkriheshin së qeshuri.