Një grua japoneze e njohur si personi më i moshuar nga Libri i Rekordeve Guinness ka vdekur në moshën 116 vjeçe.
Tomiko Itooka vdiq në një shtëpi kujdesi në qytetin Ashiya.
Ajo u bë personi më i moshuar në botë pasi spanjollja Maria Branyas Morera vdiq në gusht 2024 në moshën 117 vjeçe, raportoi BBC.
Itooka u lind në maj 1908. Ajo u verifikua si personi më i moshuar në shtator të vitit të kaluar.
Ajo jetoi përgjatë luftërave botërore dhe pandemive, ashtu si edhe mes përparimeve teknologjike.
U martua 20 vjeçe dhe pati dy vajza e dy djem.
Murgesha braziliane Inah Canabarro Lucas, që lindi 16 ditë pas Itookas dhe është 116 vjeçe, besohet se tani do të jetë personi më i moshuar në botë.