Kuriozitet

Vdiq iraniani që e bëri Aeroportin e Parisit shtëpi për 18 vjet

Mehdi Karimi Nasseri - inspirim per filmin The Terminal me Tom Hanksin

Një iranian që jetoi në Aeroportin e Parisit për 18 vjet ka vdekur, raporton BBC.

Mehran Karimi Nasseri, i zënë në një harresë diplomatike në vitin 1988, kishte bërë një zonë të vogël në aeroplortin “Charles de Gaulle” në Paris shtëpi të tij.

Ai kishte inspiruar edhe filmin e vitit 2004, “The Terminal”, rolin kryesor në të cilin e ka aktori amerikan Tom Hanks.

Nasserit i ishte dhënë e drejta të jetonte në Francë, por ai u rikthye në aeroport disa javë më parë.

Ai ka vdekur nga shkaqe natyrale, tha një zyrtar i aeroportit të Parisit për agjencinë AFP.

I lindur në vitin 1945 në provincën iraniane Khuzestan, Nasseri kishte udhëtuar në Evropë në kërkim të nënës së tij.

Ai kaloi disa vjet duke jetuar në Belgjikë, ndërsa ishte dëbuar nga disa shtete si Britania, Holanda e Gjermania, pasi nuk kishte dokumentet e duhura të migracionit.

Ai më pas shkoi në Francë, ku e bëri terminalin 2F të aeroportit të Parisit, si shtëpi të tij.

Storia e tij kishte marrë vëmendje ndërkombëtare dhe inspiroi regjisorin Stephen Spielberg. Ndonëse atij i ishte lejuar të futej në Francë në vitin 1999, ai qëndroi në aeroport deri në vitin 2006. U dërgua atë vit në spital për t’u trajtuar për një sëmundje. Ai më pas jetoi në hostel duke përdorur paratë që kishte marrë nga filmi.

Nasseri u kthye në aeroport disa javë më parë, ku jetoi derisa vdiq, ka thënë një zyrtar i aeroportit.

Trupi i tij i pajetë është gjetur me disa mijëra euro.