Kuriozitet

Ujëvarat e Mirushës në sezonin e dimrit

Kosova njihet për bukuri të rralla natyrore, mes të cilave renditen edhe Ujëvarat e Mirushës, një atraksion më vete.

Ujëvarat e Mirushës ndodhen në fshatin Llapçevë të Komunës së Malishevës, peizazh ky i shpallur nga Republika e Kosovës si Monument i Natyrës me rëndësi të veçantë.

Potenciali turistik të cilin gëzon ky atraksion natyror, është i padiskutueshëm, madje përreth nuk ka ndërtime rekreacioni, por është lënë plotësisht në rrjedhën natyrale.

Kanioni i lumit Mirusha si pikë turistike, vizitat nuk i ka të njëjta në të katër stinët.

Për të tërhequr vizitorët ndaj kësaj pikë turistike, disa kilometra para mbërritjes te ujëvara, ndodhet restoranti që gëzon po të njëjtin emër.

Si menaxher e vendës, Fitim Berisha ndau për KTV-në një nga historitë e gojëdhënave që qarkullojnë për Ujëvarat e Mirushës, e cila sipas banorëve të asaj ane, njihet me një tjetër emër.

Për të fuqizuar dhe më tepër bukuritë e kësaj pike turistike, Hysen Sogojeva, ekspert i turizmit, ka bërë hulumtime të cilat i ka përfshirë në një libër.

Ai përmend edhe projektin e menduar për krijim rekreacioni tek Ujëvara, për të cilin thekson se ka një kosto të lartë.

Përveç ujëvarave, Kanioni i Mirushës për vizitorë ofron edhe shpellën e flladit, por që aktualisht vetëm 945 metra të kësaj shpelle janë hulumtuar.