Kuriozitet

“Udhëtim në vitin 2198”, pretendimet për krijesa misterioze zgjojnë interesim në TikTok

Teoritë për udhëtimin apo lëvizjen në kohë kanë ekzistuar me qindra vjet. Udhëtimet në të ardhmen, që ende zyrtarisht nuk janë të mundshme, pretendohet se janë kryer nga disa persona nëpër botë.

Kështu pretendon edhe një përdorues i TikTokut që mediumi britanik Mirror, nuk ia zbuloi identitetin.

Ai ka shkruar në këtë rrjet social se ka ardhur nga viti 2198, duke sjell plot zbulime të rëndësishme.

Siç shkroi Mirror të hënën, “udhëtari i kohës”, ka shkruar se ka parë një oqean të thellë që do të bëjë ndryshime rrënjësore në Tokë.

“Një krijesë që dikur ishte një mit për fëmijë, bëhet realitet. Kjo do të çojë që qindra krijesa misterioze të shfarosen nga njerëzit”, tha ai.

Ai shkroi se krijesat misterioze që i ka parë në vitin 2044, janë ndryshe nga ato të jetës së sotme.

Komentuesit e shumtë nuk i besuan pretendimeve të tilla.

“Mund ta thuash për të tërhequr vëmendjen, por nuk është e vërtetë”, shkroi një komentues.

Udhëtimi në kohë është koncept filozofik dhe shkencor. Teoritë e fizikës thonë se ky udhëtim shpjegohet nëpërmjet relativitetit special dhe atij të përgjithshëm.

Sipas relativitetit, udhëtimi në kohë mund të bëhet nëse një person lëviz nga Toka me një shpejtësi të dritës.