Një udhëtar që po udhëtonte nga Bali i Indonezisë për në Australi është dashur të paguajë një gjobë të majme shkaku i një ushqimi të McDonaldsit që nuk e kishte deklaruar, raporton CNN.
Ai është gjobitur me 2664 dollarë australianë (1874 dollarë amerikanë) pasi nuk i kishte deklaruar dy pako “McMuffin” dhe një krosant.
Këto i ishin gjetur në valixhen e tij me të ateruar në aeroportin “Darwin” javën e kaluar.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak ditë pasi autoritetet australiane vendosën rregulla të reja të ashpra të biosigurisë pas përhapjes së sëmundjes “Këmbë dhe gojë” në Indonezi.
Departamenti i Australisë i Agrikulturës, Peshkimit dhe Pylltarisë, ka thënë se një numër i produkte “të rrezikut”, përfshirë edhe ushqime të shpejta, janë gjetur në valixhen e pasagjerit nga qeni Zinta.
“Do të jetë ushqimi më i shtrenjtë i shpejtë që ka pasur ky pasagjer”, ka thënë ministri i Agrikulturës, Murray Watt.