Kuriozitet

“U ndava nga burri sepse shkoi në McDonalds kur po lindja foshnjën”, gruaja rrëfen ngjarjen

Ardhja në jetë e fëmijës është çast i lumtur për prindërit, sidomos momentet e para të foshnjës në këtë botë. Shumë partnerë do bënin gjithçka që ta përjetonin këtë ndjesi. Por e njëjta nuk ka ndodhur për një grua, që thotë se në momentin kur po lindte fëmijën, burri i saj kishte shkuar në McDonalds, kompani e njohur për ushqime, raporton Mirror.

Duke rrëfyer në TikTok, përdoruesja me emrin Athome Withjaxon, thotë se bashkëshorti vajti në McDonalds, u kthye në qendrën spitalore dhe hëngri ushqimin. Më pas, siç rrëfen ajo, bashkëshorti doli nga dhoma dhe u shtri për gjumë. Për Athomen, babai i fëmijës është një ish, pasi është ndarë për shkak të këtyre veprimeve.