Mia Challiner deklaroi se ka përjetuar një nga netët më të këqija të jetës së saj gjatë udhëtimit me autobus në Vietnam.
Britanikja që shkoi si turiste atje ka deklaruar se së bashku me vëllain po udhëtonin nga qyteti Hanoi për në Hoi an, por “tmerri” filloi qëkur doli nga dhoma e hotelit.
Sipas Challinerit, në hotel nuk mori ushqim por vetëm disa ‘snacks’ për të qëndruar e ngopur, ndërsa tha se rezervimin e udhëtimit me autobus e bënë online.
“Kur rezervuam online, kishim mundësi t’i zgjidhnim ulëset ku do të qëndronin dhe zgjodhëm në krye. Shpejt e kuptuam se ishte një vendim pa kuptim. Në autobus duhej t’i hiqnim këpucët dhe më pas u drejtuam kah vendet tona... Në autobus s’kishte fare hapësirë. Unë kam parë video të njerëzve që kishin shtretër masivë, por s’kjo s’ishte e vërtetë për mua”, ka deklaruar tik-tokerja që rrëfente për eksperiencën e sja.
Ajo ka shtuar tutje se hapësira e autobusit kishte një perde të vogël, një batanije dhe një shishe ujë, por shtoi se s’e ka përdorur asnjërën.
“Dhoma ishte kishte një perde të vogël dhe më dhanë një batanije dhe një shishe ujë, që nuk i preka. Në fakt, s’kam pirë ujë gjatë gjithë udhëtimit, sepse shpejt e kuptova se nuk kishte tualete në bord”, ka shtuar ajo.
Challineri ka shtuar se ka fjetur disa orë me gjunjë të përkulur dhe në orën 12:00 është zgjuar nga zhurma e një burri që bërtiste.
I gjithë i rrëfimi i saj është publikuar në TikTok dhe ka marrë mbi tre milionë shikime brenda pak jave.