TikToku ka ndihmuar në përhapjen e një tjetër ideje të rrezikshme: mbyllja e gojës me ngjitës për të ndaluar frymëmarrjen përmes gojës gjatë natës.
“Nëse ke probleme me frymëmarrjen gjatë gjumit, kjo mund të jetë shumë e rrezikshme”, ka thënë specialisti për gjumë, Raj Dasgupta.
Problemet me frymëmarrje gjatë gjumit që përfshin kolapsin e tërësishëm ose të pjesshëm të kanaleve të frymëmarrjes, është një nga çrregullimet më të zakonshme dhe të rrezikshme të gjumit: Mbi një miliard njerëz mes moshave 30-69 vjeç konsiderohet se e kanë këtë çrregullim, raportoi CNN.
“Ka dëshmi të kufizuara për përfitimet e mbylljes së gojës dhe do të tregohesha shumë i kujdesshëm – madje të flisja me një mjek para se ta provoja”, shtoi Dasgupta.
Megjithatë, në asnjë nga videot në TikTok ku përdoruesit e kanë provuar një gjë të tillë, nuk përmendet se praktika mund të jetë e rrezikshme.
Një vajzë në video e lidhë mbylljen e gojës gjatë gjumit me bukurinë.
“E ngjis gojën çdo ditë... Fjetja mirë është shumë e rëndësishme kundër rrudhave dhe dukjes bukur”.
Pavarësisht heqjes së dhimbshme të qimeve në fytyrë dhe dëmtimit të indeve të buta rreth gojës, një video tjetër rekomandon “ngjitës të zakonshëm”.