Kuriozitet

Tiktokerja ndihmon ndjekësit të gjejnë tualete publike në New York

Një tiktokere po provon t’iu ndihmojë banorëve dhe turistëve me një nga problemet më të mëdha që mund të përballen në NewYork, që të gjejnë tualet publik.

Teddy Siegel 22-vjeçare e cila ka një llogari në TikTok, i ka dedikuar kanalin e saj gjetjes së tualeteve publike në New York për turistët, pa pasur nevojë të paguajnë, shkruan Upi.com.

Profili i Siegelit liston tualetet falas që ajo ka gjetur në pesë bashki, duke publikuar të gjeturat e saj, ajo u sugjeron ndjekësve se ku mund të shkojnë.

Një video e fundit tregon Siegelin e cila i jep fund pretendimit të një ndjekësi i cili thotë se Hotel Plaza i lejon të gjithë të përdorin tualetin falas.

Ajo po operon gjithashtu me një listë të Google Maps me foto dhe koordinata të tualeteve publike më të afërta.