Dy vëllezër u emocionuan shumë kur pas 77-vjetësh u ribashkuan e u çmallën.
Tedd Nobbs jetoi me vëllain Geoff vetëm pak vite, pasi Geoff u birësua te një familje tjetër, shkroi “Infotourism” të martën.
Ngjarja ndodhi në vitin 1945. Nëna e tyre vdiq nga kanceri, e babai për shkak të kushteve të dobëta ekonomike, u detyrua që njërin djalë ta birësonte te një familje tjetër. U përzgjodh Geoff.
Geoff u birësua në Northampton të Britanisë së Madhe, për t'u rivendosur shumë më vonë në Australi, ku Teddi me vëllezërit e motrat e tjerë po jetonin pa dijeninë e vendndodhjes së Geoffit.
Përgjatë viteve, vëllezërit e kërkuan njëri-tjetrin, por pa sukses. Përpjekjet u përmbushën në vitin 2014, kur Tedd e Geoff ranë në kontakt nëpërmjet Skype. Takimin fizik e realizuan më 6 shtator të 2022-s.
Që të dy, Teddi 83-vjeçar e Geoff 79, krijuan familjet e tyre, e janë të rrethuar me nipër e mbesa. Takimin e parë e realizuan në aeroportin australian.
"Po qëndroj me Geoff dhe po kalojmë ditë së bashku, duke u mësuar me Australinë. Më pas do të shkojmë të vizitojmë diçka. Jam i vendosur ta kompensojë kohën e humbur", deklaroi Tedd.
Ribashkimi pos si emocional, u konsiderua edhe si fitore lotarie. Ata deklaruan se kishin frikë se do të vdisnin pa u takuar.