E para nga katër superhënat e këtij viti do të shfaqet javën e ardhshme, duke ofruar pamje magjepsëse për njerëzit.
Ajo mund të shihet të hënën ndërsa hëna e plotë lëviz pak më afër se zakonisht, duke e bërë që të duket më e madhe dhe më e ndritshme.
Superhëna e gushtit nis për një varg spektaklesh të hënave. Superhëna e shtatorit do të përkojë me një eklips të pjesshëm hënor. Tetori do të jetë muaji kur hëna është më afër dhe në nëntor del e fundit, shkroi AP.
Një superhënë ndodh kur një fazë e plotë hënore sinkronizohet me një lëvizje posaçërisht të afërt rreth Tokës. Kjo zakonisht ndodh tre ose katër herë në vit.
Superhëna nuk është më e madhe, por duket ashtu kur shihet me sy të lirë.