Kuriozitet

Si të pastrohet akulli nga vetura, gruaja gjen gabimin e shumë vozitësve

Mëngjeset e ftohta të dimrit nënkuptojnë procese rraskapitëse për shoferët që i detyron t'i pastrojnë xhamat e veturës.

Heqja e akullit dhe e borës nga xhami i përparmë është një detyrë e mundimshme dhe mund t'iu marrë shumë kohë drejtuesve të veturave. Por me fshirësen e akullit ka befasuar një grua në rrjetin social TikTok.

Image

Ajo deklaroi se tërë jetën e ka përdorur këtë mjet në mënyrë të gabuar, pa i arritur rezultatet e duhura.

“Pse nuk e dija këtë. Këtë metodë e mësova sot në orën 6 të mëngjesit në TikTok”, shkroi ajo.

Fshirësja e akullit, që përdoret në xhamat e veturës, sipas përdorueses së TikTokut, duhet bërë në anën e kundërt të saj.