Shtatzëna Brooke Luney nga Kalifornia është në pritje të një djali dhe shumë përdorues të rrjeteve sociale nuk besojnë se bëhet fjalë vetëm për një foshnje shkaku i madhësisë së barkut të saj.
Kjo është shtatzënia e saj e gjashtë. Ajo poston në TikTok dhe YouTube sfidat me të cilat përballen gratë shtatzëna.
"Njerëz, ajo duket e neveritshme, sikur të ketë njëmbëdhjetë fëmijë," shkroi një përdorues në TikTok.
“Lum foshnja, jeton në një penthouse”, shtoi një tjetër.
“Kjo është e neveritshme”, është gjithashtu një prej komenteve.
Brooke deklaroi se komente të tilla nuk e ofendojnë atë dhe se në të vërtetë janë qesharake për të.
"Ato janë shkruar kryesisht nga fëmijët. Sigurisht që nuk i marr për zemër gjëra të tilla", tha ajo për “Today Parents”.
Njerëzit e ndalojnë në rrugë dhe e pyesin nëse ajo ka diabet gestacional, sepse kjo bën që foshnja të rritet shumë. Brooke tregon se fëmija i saj është i shëndetshëm dhe se shtatzënia po shkon mirë.
Në një intervistë për “Independent”, ajo ka thënë se shpreson që regjistrimet e saj në YouTube të ndihmojnë ato gra shtatzëna që nuk kanë vetëbesim të mjaftueshëm.
"Dua t'i inkurajoj gratë që ta duan pamjen e tyre. Shumë prej tyre më kanë thënë se i kam bërë të kuptojnë se askush nuk ka të drejtë t'i kritikojë në asnjë mënyrë, veçanërisht jo për shkak të pamjes së tyre", tha ajo. /klix
@brookesobasic Thank you ? #pregnancy #bigbelly #marchbaby2022 #mamatok #healthybaby
♬ Heat Waves - Glass Animals