Kuriozitet

Shfaqet pas 160.000 vjetëve kometa misterioze

Kometa

Një kometë e ndritshme dhe e rrallë do të jetë e dukshme në qiej anembanë globit gjatë ditëve të ardhshme, ka njoftuar BBC-ja të hënën.

NASA ka thënë se kjo do të shihet për herë të parë pas 160.000 vjetëve. NASA ka njoftuar se shkëlqimi i kësaj komete do t'ua mundësojë të gjithëve ta shohin me sy të lirë, e këtë ndriçim ia mundëson afërsia e madhe me Diellin.

Derisa vendndodhjet e saja për dukshmërinë e mundshme janë  të panjohura, ekspertët besojnë se komete mund të vëzhgohet më së miri nga hemisfera jugore.

Ekipet e NASA-s e kanë parë tashmë këtë kometë dhe kanë filmuar momentin.