Seuli ka regjistruar reshjet më të mëdha të borës së nëntorit që nga fillimi i regjistrimeve mbi një shekull më parë në vitin 1907, ka raportuar BBC.
Kryeqyteti i Koresë së Jugut u mbulua me të paktën 16 centimetra borë të mërkurën - duke thyer rekordin e mëparshëm të qytetit prej 12.4 cm nga nëntori i vitit 1972.
Bora e madhe shkaktoi ndërprerje të mëdha. Fluturimet u anuluan, rrugën ishin bllokuar dhe kishte vonesa në shërbimet e transportit – diçka e rrallë në vendin aziatik.
Të paktën një person raportohet të ketë vdekur në një aksident trafiku lidhur me motin afër Seulit.
Youn Ki-han, kreu i Divizionit të Parashikimeve të Meteorologjisë të Seulit, ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP se reshjet e mëdha të borës ishin për shkak të erërave të forta perëndimore dhe “diferencë të konsiderueshme të temperaturës midis sipërfaqes së detit dhe ajrit të ftohtë”.
Pritet të vazhdojë deri në mbrëmjen e së mërkurës dhe deri në mëngjesin e së enjtes.
Moti i ftohtë vjen pasi rajoni një periudhë me temperatura të buta vjeshte.