Kuriozitet

“S’e kam ndërmend të ndalem”, 90-vjeçari në Guinness për vozitje të kamionit

Doyle Archer - SHBA

Doyle Archer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është shoferi më i vjetër në botë i kamionit, por kjo s'po ia ndalon të vazhdojë. Rekordi Guinnessi ia ka zyrtarizuar këtë rekord kohë më parë, por ai së fundmi festoi ditëlindjen e 90-të.

Amerikani ka vozitur për rreth 60 vjet duke i shkelur mbi 8 milionë kilometra.

“S'kam ndonjë plan të pensionohem së shpejti. Për aq sa e kam shëndetin, do të vazhdojë vozitjen. Fjala pensionim nuk ekziston në fjalorin tim”, është shprehur ai.

90-vjeçari gjatë gjithë jetës ka vozitur kamionë transportues në 48 shtete në SHBA dhe në Kanada.